SUPERVIZOR I SIGURISË 127 views

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një resort në Palasë, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

SUPERVIZOR I SIGURISË

 

 

 

DETYRAT E POZICIONIT

– Asiston/Raporton tek drejtori i Departamentit në përgatitjen e planeve dhe instruksioneve që lidhen me sigurinë;

– Kontrollon mjetet e mbrojtjes ndaj zjarrit dhe raporton për gjendjen dhe gatishmërinë e tyre tek drejtori;

– Trajnon stafin e sigurisë dhe personelin për përdorimin e mjeteve të mbrojtjes ndaj zjarrit;

– Zbaton planin e emergjences ne raste te forcave madhore;

– Planifikon dhe kontrollon vendosjen e kamerave dhe elementeve te ‘security’ dhe ndjek me palët përkatëse që këto elemente të jenë funksionale;

– Kontrollon punën e kompanisë së sigurisë së jashtme si dhe kontrollon punën në sallën e kamerave dhe aksesit;

– Përgatit raporte javore dhe mujore për sa i përket shërbimit të ‘security’ dhe elemente që lidhen me këtë shërbim.

– Inicion dhe sugjeron mënyra inovatore dhe eficiente për sa i përket shërbimit të sigurimit të resortit, si dhe te gjitha aseteve që ka kompania.

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë të arsimit të lartë (Avantazh kandidatët që kanë mbaruar studimet e Akademisë së Sigurisë )

Eksperienca: Të ketë eksperiencë minimalisht 2 vjet në të njëjtën fushë.

Aftësi:
– Njohuri shumë të mira ne sistemet e sigurisë (CCTV, ETJ)

– Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik

– Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet

– Aftësi shumë të mira  komunikimi  dhe aftësi ndërpersonale

 

 

*Vendndodhja e punës: Palasë.

* Për kandidatët që nuk janë nga qyteti i Vlorës por duan të punojnë në këtë profil sigurohet akomodim dhe ushqim

 

 


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!

 

 

 


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime