Supervizor i Shërbimit Buggy 65 views

Pozicion Vakant
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Supervizor i Shërbimit Buggy
Departamenti: Hospitality
Vendndodhja: Palasë, Vlorë (Green Coast Resort and Residences)

Përmbledhja e Pozicionit:
Supervizori i Shërbimit Buggy siguron që të gjitha shërbimet e buggy të trajtohen sipas standardeve dhe sigurohet që drejtuesit e buggy të ofrojnë nivelet më të larta të mikpritjes dhe shërbimeve. Menaxhon fluksin e trafikut të klientëve dhe banorëve dhe orienton mysafirët në resort. Mirëmban shërbimin e buggy në resort. Transferon banorët/ mysafirët brenda resortit, plazhit, etj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Sigurohet që të gjithë drejtuesit e buggy të lëvizin në mënyrë të sigurt dhe të kujdesshme në të gjithë resortin;
  • Sigurohet që të gjitha buggy të jenë plotësisht të karikuara dhe të pastra përpara përdorimit dhe gjatë gjithë kohës;
  • Sigurohet që t’i raportojë menaxherit në çdo rastndonjë aksident të vogël ose madhor gjatë procesit të drejtimit të automjetit ose ndonjë ngjarje tjetër;
  • Sigurohet që të raportojë çdo problematikë mbi mirëmbajtjen e buggy tek tekniku sa më shpejt;
  • Sigurohet që të gjitha makinat Buggy të jenë në gjendje të mirë drejtimi;
  • Sigurohet që buggy-it e resortit të mos përdoren për qëllime personale, pasi përdorimi i tyre është kryesisht për banorët dhe mysafirët e resortit;
  • Sigurohet për respektimin e të gjitha Rregullave të Trafikut të zbatuara nga Departamenti i Trafikut dhe Autoritetet Vendore të Shqipërisë dhe rregulloren e resortit;
  • Sigurohet që të komunikojë me menaxherin e Front Office në rast të një problematike gjatë shërbimit;
  • Sigurohet që të jetë i disponueshëm në terren gjatë gjithë kohës për të monitoruar drejtuesit e buggy në operacionet e përditshme;
  • Plotësisht i vetëdijshëm për operacionet e resortit;
  • Udhëzon mysafirët dhe banorët në vilat e tyre dhe shpjegon objektet e resortit;
  • Rekomandon të ftuarit për lungomaren, oraret e funksionimit të plazhit si dhe të gjitha ambienteve të resortit;
  • Raporton te menaxheri i Front Office për çdo pajisje që nuk funksionon;
  • Mirëmban dhe ruan pamjen e resortit dhe hyrjes;
  • Të jetë në gjendje të shpjegojë informacionin përkatës në lidhje me objektet e resortit dhe të gjitha vendet me interes përreth resortit;
  • Trajton çdo kërkesë që kanë mysafirët/ banorët duke vepruar shpejt në zgjidhjen e tyre;
  • Të bashkëpunojë me kolegët dhe ekipin e Front Office në resort.

Eksperiencat e punës:

  • 1 – 3 vite eksperiencë pune si supervizor transporti.

Aftësi të tjera:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Leje drejtimi automjeti (Klasi B);
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Njohuri të forta pune për parimet, metodat, praktikat dhe teknikat e industrisë së mikpritjes;
  • Aftësi për të analizuar dhe interpretuar nevojat e mysafirëve/ klientëve dhe për të ofruar zgjidhjet e duhura;
  • Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e konfliktit, negocimin dhe trajtimin e kundërshtimeve;
  • Në gjendje të përgjigjet shpejt në një mjedis dinamik dhe në ndryshim;
  • Iaftë për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me departamentet e tjera, partnerët kryesorë të biznesit dhe klientët;
  • Duhet të ketë njohuri mbi sigurinë dhe evakuimin emergjent.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt: Supervizor i Shërbimit Buggy.

Afati i dorëzimit05/04/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Apply for this job
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Imobiliare