Job Expired

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.

 

Pozicioni:         Supervizor Teknik/ Profili Elektronik

Departmenti:   Mirembajtje Teknike TEG

Vendodhja:      TEG / ACREM

 

Përshkrim i Pozicionit të Punës

Supervizori Elektronik ne Dep. e Teknikës në Qender Tregtare TEG është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve në sistemin BMS / BSS, VMS, LED-WALL, Data transmission, Telefonisë etj, si dhe monitoron, kontrollon mbarëvatjen e sistemeve speciale duke raportuar per gjendjen e tij teknike tek Kordinatori i Teknikes.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë sistemeve BMS / BSS, VMS, Data/Telefonisë etj. të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve të sistemeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përhershme të sistemeve në gjendje operative.
  2. Ndjek dhe udhëheq kryerjen e punimeve të ndryshme mbi sistemet BMS / BSS dhe sistemeve të tjera speciale në rastet e nevojshme apo emergjente.
  3. Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se te gjitha etapat shfrytëzimit të sistemeve po realizohen sipas parametrave të përcaktuara.
  4. Mban në kontrollon koston e mirëmbajtes të BMS/BSS, VMS, Telefonisë dhe sistemeve speciale etj.
  5. Kordinon punën midis grupit të teknikes për kryerjen e shërbimeve në sistemet BMS/BSS, VMS, Telefonisë dhe sistemeve speciale.
  6. Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve në sistemet BMS/BSS, VMS, Telefonisë etj.
  7. Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve, kontrollove, testimeve dhe mirëmbajties të sistemeve speciale.
  8. Merr pjese në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik dhe shfrytëzimit të sistemeve speciale.
  9. Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori.

 

Kërkesat e pozicionit të punës:

  1. Edukimi:

–  Diplomë Universitare, Inxhinieri Elektronike /T.I.K

  1. Eksperiencat e punës: Rreth 2 vite në të njëjtin profil, njohuri shumë të mira për rrjetet LAN/WAN, skemat e adresimit IP, sistemet e transmetimit me Ethernet dhe Fiber Optike,

 

  1. Aftësi/Zotësi
  • Të ketë aftësi në koordinimin e punimeve.
  • Të ketë njohuri mbi CCTV, sistemit të dedektimit të zjarrit, sistemit audio.
  • Njohuri bazë mbi programimin dhe konfigurimet për sistemet BMS/BSS dhe sistemet speciale.
  • Aftësi në instalime dhe testime të sistemeve speciale, aftesi ne skicime dhe përzgjedhje.
  • instalim/ mirëmbajtje paisjesh dhe sistemesh T.I.K dhe rrjet data Cisco / rrjet telefonik analog/IP.
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike.
  • Eksperiencë në CAD dhe MS pështë një avantazh.
  • Të ketë njohura të mira në gjuhën Angleze.

 

  1. Aftësi/ Zotësi të tjera:
  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit,
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup,
  • Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

 

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV të Detajuar;

nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail:  hr@acrem.al
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:

“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”

Afati i dorëzimit:  deri në dt. 02.08.2022

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 8 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sherbime