Specialisti i trupit të mjetit (llamarinës), Departamenti i Pas Shitjeve 86 views

Job Expired

Specialisti i trupit të mjetit (llamarinës), Departamenti i Pas Shitjeve

Rreth nesh
Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në Shqipëri. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes për të gjitha modelet e reja dhe të përdorura Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzë), këshillim financiar për individët, kompanitë dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparim dhe servisim, si dhe shërbime garancie, të gjitha konform standardeve të përcaktuara dhe certifikuara nga Mercedes-Benz dhe Daimler AG.

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një individi të talentuar dhe ambicioz për pozicionin Specialisti i trupit të mjetit (llamarinës), Departamenti i Pas Shitjeve.

Specialisti i trupit të mjetit është i specializuar në riparimin dhe kryen diagnozat e nevojshme të riparimeve dhe dëmtimeve për të gjitha skeletet e modeleve Mercedes-Benz (Arkitekturën e Urës së Përparme të Lëvizjes, Arkitektura e Urës së Pasme të Lëvizjes, Arkitektura Sportive) dhe të gjitha agregatët e mëtejshme plus pjesët shtesë, sistemet e tavanit (çatisë) dhe komponentët pasivë/aktivë që janë të lidhura me sigurinë. Aftësitë e tij duhet të përfshijnë instalimin, vendosjen dhe shndërrimin e trupave dhe komponentëve të trupit si dhe riparimin, kujdesin dhe mbrojtjen e tyre.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Mbështet Këshilltarët e Servisit për Riparimet dhe Bojën dhe kryen diagnostimin e dëmtimeve të automjete
  • Vlerëson me saktësi dëmtimet dhe përcakton pjesët për punën e riparmeve dhe kostot e riparimeve.
  • Nëse është e nevojshme, kontakton trajtuesit e dëmeve/vlerësuesit të sigurimeve për të koordinuar qëllimet e riparimit.
  • Vlerëson dëmtimin e xhamave dhe hapësirën e riparimit të tyre.
  • Këshillon dhe mbështet Përgjegjësin e Ofiçinës në përcaktimin e fushës së riparimit.
  • Kryen riparime të nevojshme, përfshirë çmontimet e nevojshme dhe ri-montimin e pjesëve që duhen zëvendësuar.
  • Komunikon çdo mospërputhje midis kërkesave të prodhuesit dhe kërkesave të sigurimit.
  • Nëse është e nevojshme kryen shtesa dhe modifikime sipas specifikimeve dhe/ose skicave të arkitekturës së mjetit për të gjitha sistemet.
  • Kryen punë riparimi në lëmimin e automjetit.
  • Kryen operacione përshtatjesh/ rregulluese bazuar në diagnozat e përcaktuara.
  • Kryen funksionet përmbyllëse dhe teste të cilësisë për të siguruar qëndrueshmërinë e riparimit.
  • Organizon retrofitting dhe vënien në punë të pajisjeve të veçanta specifike të trupit ose të kryejë retrofitting pavarësisht nga të tjerët.
  • Indenfitikon dhe përcakton shkaqet e mosfunksionimeve të veçanta në të gjitha sistemet e tavanit (çatisë) së mjetit.
  • Realizon drejtime gjithëpërfshirëse, me punime ndarëse dhe bashkuese sipas metodave të riparimit të specifikuara.
  • Regjistron në sistem të dhënat e punimeve dhe riparimeve të mirëmbajtes.
  • Kryeni detyra të pajisjeve PM për të siguruar që mirëmbajmë specifikimet e rekomanduara nga prodhuesi.
  • Plotëson dhe kontrollon respektimin e kërkesave dhe standardeve të prodhuesit për riprimin e saktë të dëmtimeve të automjeteve.
  • Kryen inspektimin përfundimtar të automjetit të riparuar për të siguruar përmbushjen e riparimeve, sigurinë në rrugë dhe besueshmërisë funksionale.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë eksperiencë të mëparshme si specialist i riparimeve dhe mirëmbajtjes së mjeteve (avantazh përbën përvoja në një servis të autorizuar dhe/ose përfaqësi).
  • Të ketë njohuri të mira teknike në lidhje me produktet.
  • Të ketë njohuri të kënaqshme të pajisjeve elektronike dhe diagnostikuese.
  • Të ketë njohuri të mira të teknologjive të reja të automjeteve.
  • Të jetë i përkushtuar, serioz dhe të demostrojë sjellje profesionale.
  • Të njohë kuptojë produktet e markës Mercedes-Benz.
  • Të ketë leje drejtimi të klasit B.
  • Trajnimet, kualifikimet dhe certifikatat e ndryshme përbëjnë avantazh.

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 30 shtator 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe arben.breshani@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km-7
  • Profili Automjete