DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Për një kompani të suksesshme turke në fushën e lojërave online, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
PROMOTORE – Turqisht (F)
DETYRAT & PËRGJEGJËSITË
– Prezanton online shërbimet e kompanisë tek klientët;
– Komunikon zhvillimet e reja te kompanise tek klientet e rinj dhe ekzistues
– Asiston në zgjidhjen e problematikave dhe të paqartësive të klientëve;
– Kujdeset për respektimin dhe percjelljen e imazhit të kompanisë tek klientet
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë ketë përfunduar Arsimin e Lartë ose të jetë në vazhdimësi
Eksperienca: Eksperiencë të mëparshme në promovim ose shërbim klienti
Aftësi:
– Të ketë njohuri të gjuhës turke (e detyrueshme)
– Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese
Ofrohet:
– Pagë bazë e kënaqshme
– Orari full time ose part time
– Kushte shumë të mira pune. Ambient komod dhe miqësor.
– Puna në zyrë (jo në terren)
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni
JU MIREPRESIM
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimi
Cel. : +355 69 20 46 320
More Information
- Rruga/Zona Tirane
- Tel/Mob 355 69 20 46 320
- Language turqisht
- Experience Level edhe pa eksperience, Junior