Specialist Thesari 159 views2 applications

Job Expired

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

Pozicioni:                 Specialist Thesari

Departamenti:          Financë

Vendndodhja:           Tiranë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Thesarit është përgjegjës për evidentimin, klasifikimin dhe regjistrimin e dokumentacionit bazë financiar dhe kontabël, rakordimet me furnitorët/klientët, raportimet financiare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe lëvizjes së fondeve në banka/arkë;
  • Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa sipas planit të aprovuar të pagesave;
  • Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
  • Kontrolli i saktësisë së hedhjes së veprimeve me bankat në financë;
  • Përgatitja e dokumentacionit mbështetës të pagesave sipas procedurave të kompanisë, finalizimi i pagesave në bankë;
  • Mirëmbajtja e listës së furnitorëve/nënkontraktorëve me të dhënat përkatëse;
  • Përgatitja e raporteve periodike për paradhëniet e stafit dhe furnitorëve, të drejtat dhe detyrimet e kompanisë;
  • Mirëmbajtja e listës së kredive, planeve të amortizimit dhe hedhjet e veprimeve regjistruese përkatëse në financë;
  • Koordinimi i marrëdhënieve me bankat për mbarëvajtjen dhe mirë-administrimin e llogarive bankare të kompanisë;
  • Koordinimi me kompanitë e grupit për menaxhimin sa më të mirë të fondeve;
  • Përgatitja e raportit të kredive dhe ndjekja e marrëdhënies me bankat;
  • Përgatitja e Cash Flow të shoqërisë në baza mujore;
  • Ndjekja e raporteve të kleringut për shoqërinë dhe kompanitë ndërvepruese;
  • Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga drejtuesi i departamentit.

 

Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë ose/dhe Kontabilitet.

 

Kualifikime të tjera

  • Të ketë jo më pak se 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
  • Të zotërojë programet bazë të kompjuterit (Paketa Office, Navision etj.);
  • Preferohet të ketë njohuri të programeve të kontabilitetit;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
  • Aftësi analitike shumë të mira, saktësi në kryerjen e detyrave;
  • Me iniciativë dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur;
  • Fleksibël në orare;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:  https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000001043013/Specialist-Thesari?source=CareerSite.

Afati i dorëzimit: 02 Dhjetor 2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim