Prime Recruitment Albania, agjenci punësimi e licensuar për ndërmjetësimin në tregun e punës, po kërkon të punësojë një kandidat ne pozicionin Specialist Teknik Fiber dhe një kandidat në pozicionin Ndihmës Teknik Fiber, per nje kompani ne qytetin e Durresit.
Kompania ofron sherbime ne fushen e Telekomunikimit, duke ofruar shërbime të internetit , televizionit dhe sherbime IT për klientët e saj.
Specialist Teknik Fiber
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ngjitjen (splicing) te fibres optike, testimin sipas standarteve perkatese dhe zgjidhjen e problematikave ne kohe duke permbushur kerkesat dhe nivelin e sherbimit.
- Identifikon demtimet dhe mobilizon te gjitha burimet per te zvogeluar kohen e zgjidhjes se incidentit.
- Raporton dhe propozon per zgjidhje perfundimtare te problemeve.
- Kryen inspektime dhe kontrolle te infrastruktures dhe rrjetit ne intervale kalendarike. Kryen kontroll te xhuntove, paneleve, dhe te gjithe komponenteve te rrjetit, POP-eve, kabineteve si dhe kryen mirembajtje parandaluese.
- Kryen instalime te klienti fundor per ofrimin e sherbimeve
- Sigurohet qe te gjitha komponentet e rrjetit te jene te dokumentuara dhe te emertuara sipas standarteve te kompanise.
- Duhet te kujdeset per raportim dhe dorezimin e dokumentacionit pas perfundimit te punes te NOC.
- Ndihmon per trajnimin e stafit per rregullat teknike te punes, perdorimin e pajisjeve, standartet qe duhet te plotesohen sipas procedurave dhe politikave te kompanise.
Kualifikimet dhe aftësitë që kërkohen për këtë pozicion:
- 2+ vite eksperience ne ngjitjet e fibres optike (preferohet experience ne angazhimin ne projekte FTTx)
- Cdo trajnim shtese ne kete fushe eshte avantazh.
- Kerkohet eksperience ne njohjen e paisjeve matese dhe ngjitese (prsh. OTDR, Mass Fusion Splicing, Power Meter)
- Aftesi shume te mira me punime me fibra optike, pergatitje xhuntosh, panelesh dhe kabinetesh
- Aftesi shume te mira ne matjet e rrjetit optik dhe identifikimin e problematikave ne rrjet.
- Te jete i afte te interpretoje projektet lidhur me FTTX ose mirembajtje rrjeti optik.
- Të jete i disiplinuar, i motivuar dhe i organizuar.
- Leje drejtimi automjeti te vlefshme.
Ndihmes Teknik Fiber
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen instalime me fiber optike ne terren dhe te klienti fundor
- Ne bashkepunim me specialistin e grupit, ofron support ne terren per problemet ne lidhje me fibren optike
- Raporton te specialisti i grupit per problematikat e mundshme
- Kujdeset per veglat e punes dhe pajisjet e fibres optike te grupit
Kualifikimet:
- Te jete i afte per te punuar ne grup .
- Të jete i disiplinuar, i motivuar dhe i organizuar.
Ofrohet:
- Kontratë e rregullt pune
- Trajnim professional
- Kushte shumë të mira pune
- Transport nga kompania
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre me subjekt “Ndihmes/ Specialist Teknik Fiber” në adresën tone të e-mailit
📩 aplikopra@gmail.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Prime Recruitment Albania sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
More Information
- Tel/Mob 0694449400
- Language anglisht
- Experience Level edhe pa eksperience