BROTECH BRANDS është një kompani e fokusuar prej 9 vitesh në fushën e ndriçimit duke i shërbyer klientëve nëpërmjet Showroom-it LED Shop, kanalit të distribucionit dhe studios së ndriçimit Memo Lighting.
Brotech Brands po kërkon një Specialist Shitje në Distribucion.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmban klientët ekzistues duke i ofruar produktet e nevojshme sipas specifikave të tyre;
- Identifikon klientë të rinj dhe prezanton produktet & shërbimet e kompanisë;
- Dëgjon me vëmendje kërkesat e klientit për të kuptuar nevojat e tij;
- I përgjigjet në kohë dhe në mënyrë profesionale të gjitha telefonatave dhe e-maileve të ardhura;
- Orienton klientin drejt zgjidhjes së duhur të produktit;
- Përgatit dhe prezanton produktet tek klienti;
- Negocion dhe mbyll shitjen duke arritur një marrëveshje me klientin;
- Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit të shitjes duke ndjekur proçeset e punës deri në finalizimin e punes;
- Ofron mbështetje pas shitjes;
Edukimi dhe kualifikime të tjera:
- Diplomë Bachelor në degët: Ekonomik, Administrim Biznesi, Inxhinieri.
- 1-2 vite eksperince pune në shitje;
- Përbëjnë avantazh kandidatët të cilët kanë njohuri dhe përvoja trainimi dhe kualifikimi në manaxhim, shitje dhe komunikim;
Aftësitë e kërkuara:
- I aftë për të ndërtuar marrëdhënie shumë të mira me klientët;
- Aftësi vizuale dhe kreative për të kuptuar sa më mirë kërkesat e klientëve;
- Aftësi në planifikim, skedulim dhe organizim;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
Aftësi të tjera:
- Të disponoj patentë të klasit B
Apliko tani duke dërguar CV-në në adresën hr@brotechbrands.com ose duke kontaktuar ne numrin 067 200 5985.
Afati aplikimit brenda datës 30/04/2024