Specialist Logjistike 70 views

Job Expired

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Specialist Logjistike

Kushtet e kontratës: E pacaktuar

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri 

Po kërkojmë një Specialist Logjistike, të orientuar drejt rezultateve për t’iu bashkuar ekipit për një nga klientat tanë, lider në fushën ndërtimit, arredimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Kujdeset për marrjen e informacioneve sa më të sakta dhe të domosdoshme nga kërkesat e klientëve dhe përpunimi i të dhënave për organizimin e transportit të ngarkesave në kohën e duhur.
  • Koordinon me agjensitë doganore në import dhe export për përgatitjen në kohë të procedurave doganore dhe sigurimin e dokumentacionit përkatës.
  • Planifikimi dhe mirëmbajtja e politikave dhe procedurave logjistike të transportit të njerëzve, mallrave dhe materialeve.
  • Organizon aktivitetin e dërgimit të mallrave në mënyrë që porositë të transportohen dhe mbërrijnë në destinacion (tek klientët apo magazinat rajonale) me sasinë, cilësinë, gjendjen dhe në kohën e duhur.
  • Kujdeset që dokumentat dhe faturat shoqëruese të mallrave plotësohen në mënyrën dhe formatin e duhur dhe bashk-shoqërojnë mallrat në transport.
  • Kujdeset që mjetet e transportit janë të kompletuara me dokumentacionin përkatës për transportin e mallrave dhe njerëzve sipas kërkesave të ligjeve në fuqi.
  • Sigurohet që mjetet e transportit të ngarkohen sipas kapaciteteve dhe në përputhje me rregullat e transportit të mallrave, për të marrë efektivitetin maksimal.
  • Zhvillon një kuptim të thellë të nevojave të klientëve dhe të ekipit të shitjes, dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për plotësimin e nevojave, duke kontribuar kështu në zhvillimin e marrëdhënieve pozitive të biznesit me klientët.
  • Punon ngushtësisht me departamentet e tjera brenda kompanisë në mënyrë që të përmbushë në mënyrë efektive kërkesat e klientëve: për të maksimizuar mundësitë për shitje ose minimizuar mungesat që mund të kenë efekte negative në biznes, sipas rastit.
  • Drejton, optimizon dhe koordinoni ciklin e plotë të lëvizjes së mjeteve të transportit.
  • Plotëson dokumentacionin për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave mbi volumin e veprimtarisë së transportit dhe mirmbajtjes, cilësinë, sasisë, kohëzgjatjen e lëvizjes dhe dorëzimit, kostot e riparimeve, transportit dhe efikasitetin.
  • Kryen detyra të tjera të ngjashme

Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar:

  • Te ketë përfunduar universitetin, në degën Financë, Administrim Biznesi, ose fusha të ngjashme.
  • Eksperienca në të njëjtën fushë të paktën 3 vite në kompani të ngjashme. Preferohen kandidatë të cilët kanë përvojë pune në kompani transporti, retail, kompani ndërtimi në department logjistike/ shitjeje.

Aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët/stafin;
  • Aftësi shumë të mira organizative, për të zgjidhur situata të ndryshme me efikasitet;
  • Aftësi analitike efektive dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete
  • Aftësi për të kryer disa detyra njëkohësisht dhe aftësi për tu orientuar në detaje
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office etj;
  • Patentë për drejtim automjeti, kategoria B

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al

Afati I aplikimit: 20 Qershor 2022

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kavajes/Condor Center
  • Tel/Mob +355682081362
  • Profili Sherbime