Specialist Kontrolli dhe Raportimi | Finance | Mane TCI 203 views

Job Expired

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2002, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale

 

Pozicioni:         Specialist Kontrolli dhe Raportimi

Departamenti:   Financë

Vendndodhja:   Tiranë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Kontrollit dhe Raportimit ndjek raportimet mujore që lidhen me projektet e shoqërisë si dhe raportime të ndryshme financiare (raportime IFRS, asetet e shoqerisë, deklarimet e librave blerje/shitje, koeficenti i kreditimit të TVSH etj). Analizon rezultatet e inventarit të Aseteve të shoqërisë ManeTCI si dhe koordinon dhe udhëheq procesin e inventarit të materialeve në projektin që ndjek. Asiston në mbylljen e bilancit vjetor dhe pasqyrave mujore të shoqërisë. Ndjek projektin ndërtimor nga faza fillestare e projektit e deri në dorëzim tek investitori (kontabilizim i veprimeve në sistem, shkarkim të magazinave, analizë e inventarit të projektit), kontrollon raportin e shpenzimeve suplementare të projektit, ndjek progres raportin dhe ecurinë e projektit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Verifikon dhe kontabilizon faturat e blerjes dhe shitjes te projekteve qe ka ne ngarkim, në perputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Ndjek deklarimet mujore te Librave te Blerjes dhe te Shitjes, TVSH, tatim ne burim.
  • Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike;
  • Perllogarit dhe kontabilizon ne baza mujore regjistrimet sipas IFRS 16, IFRS 15 dhe IFRS 9;
  • Asiston ne përgatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore te shoqerise ManeTCI;
  • Ndjek dhe monitoron ne bashkepunim me Dep. e Prokurimeve procesin e Inventarit te Aseteve, dhe regjistrin e aseteve fikse te shoqerise. Kontabilizon ne sistem cdo veprim qe lidhen me asetet fikse te shoqerise (blerje, shitje, dalje jashte perdorimi etj);
  • Udheheq procesin e inventarit te materialeve ne projektet qe ndjek, si dhe kryen analizen e inventarit;
  • Ndjek dhe analizon gjendjen e inventarit te materialeve ne projektet qe ndjek;
  • Verifikon raportin e shpenzimeve suplementare dhe progres raportin e projekteve qe ndjek;
  • Rakordon balancat e llogarive me palet e lidhura, ploteson raportin ICO dhe ndjek mosrakordimet me palet e lidhuara, nese do te kete;
  • Asison ne ndjekjen e kerkesave te auditoreve te brendshem dhe te jashtem;
  • Suporton ne pergatitjen e procedurave te Departamentit te Finances;
  • Ndjek raportin e kontratave dhe arketimeve te klienteve;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.

 

Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë Kontabilitet.

Kualifikime të Tjera:

  • Minimumi 5 vjet eksperiencë;
  • Njohuri të mira të legjislacionit tatimor dhe Standardeve Nderkombetare të Kontabilitetit (SNRF);
  • Njohuri shumë të mira të programit Navision; njohja e programit Financa 5 e preferueshme;
  • Njohuri te avancuara ne paketen MS Office;
  • Gjuha angleze perben avantazh;
  • Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim;
  • Të ketë aftesi shume te mira komunikuese;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi perben avantazh.

 

 

Mënyra e Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit brenda datës 26 Korrik 2023 në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000001378001/Reporting-and-Controlling-Specialist?source=CareerSite

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Ndertim