Specialist i Marrëdhënies me Klientin, Tiranë 72 views

Job Expired
Hapur me:
E vlefshme deri më:
Emri Kompanise:
12 Gusht 2022
26 Gusht 2022
Kredo Finance Shpk

Rreth Nesh

Kredo Finance sh.p.k një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proçes të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe sherbim klientele, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Specialist i Marredhenies me Klientin.

Përshkrimi i Detyrave

√ Të jetë i aftë në identifikimin e metodave dhe zgjidhjeve më të mira për të përmirësuar shërbimin e klientëve tanë.

√ Identifikon dhe raporton në kohën e duhur problematika të ndryshme në secilin nga proçeset kryesore, duke u siguruar për mos ndërprerjen e shërbimit të klientit.

√ Të ketë komunikim korrekt dhe profesional në linjën telefonike, faqen tonë të internetit, chatin e brendshëm dhe në të gjithë rrjetet sociale në përdorim.

√ Të jete i predispozuar të punojë nëpërmjet telefonit, me turne, si edhe të jetë i aftë në kryerjen e proceseve paralele, multitasking (psh. telefonate + përgjigje në chat).

√ Të monitorojë sistemet tona për aplikime të reja si dhe të merret me trajtimin e tyre, sipas proçesit të kredidhënies në fuqi.

√ Të marri pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup.

Kërkesat Kryesore

√ Diplomë Universitare

√ Aftesi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën.

√ Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave

√ Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh

√ Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal.

√ Aftësi të shkelqyera të punës në grup

√ Aftësi shumë të mira kompjuterike

Benefitet

√ Kredo Finance krijon një ambjent të veçante pune dhe është krenar për mundësitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni Kredo Financë pjesë e mikrofinancës përvec pagës e cila për cdo pozicion pune është e miratuar me vendim të Bordi Drejtues ofron benefite financiare për pozicionet e punës të cilat janë më konkretisht

√ Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e sigurimit mjekësor check- up kryerje analizash laboratorike

√ Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale

√ Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese

Instruksione mbi aplikimin

Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

https://talent.sage.hr/jobs/bf6f3a51-1dc2-43c9-9a7d-dd2b095414d8

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr “Muhamet Gjollesha”, Tirana Ring Center, Nr. 8, Kati 9
  • Profili Sherbime Financjare