Specialist i lyerjes (bojës), Departamenti i Pas Shitjeve 35 views

Specialist i lyerjes (bojës), Departamenti i Pas Shitjeve

Rreth nesh

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në Shqipëri. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes për të gjitha modelet e reja dhe të përdorura Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzë), këshillim financiar për individët, kompanitë dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparim dhe servisim, si dhe shërbime garancie, të gjitha konform standardeve të përcaktuara dhe certifikuara nga Mercedes-Benz dhe Daimler AG.

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një individi të talentuar dhe ambicioz për pozicionin Specialist i Lyerjes (bojës), Departamenti i Pas Shitjeve.

Specialisti i lyerjes (bojës) është specialist në fushën e lyerjes së trupave (kabinës, skeletit) dhe pjesëve shtesë në automjete të të gjitha klasave. Puna e tij fokusohet në eliminimin e dëmtimeve të bojës (lyerjes) dhe rinovimin e bojës pas riparimit të aksidentit. Kjo përfshin si vlerësimin ashtu edhe përgatitjen e sipërfaqeve për lyerje (bojë). Ai/ajo duhet të jetë i aftë të dokumentojë saktësisht rezultatet e punës së tij dhe të bashkëpunojë me kolegët për respektimin e standardeve të cilësisë të Mercedes-Benz.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të kryejë diagnoza sistematike të dëmtimit të bojës në automjetet e dëmtuara dhe të ofrojë mbështetje në përcaktimin e kostove të riparimit.
  • Të realizojë zgjidhje të besueshme për trashësinë e veshjeve (shtresave) të bojës për të mundësuar zbulimin e dëmeve të mëparshme.
  • Të vlerësojë sipërfaqet që do të lyhen dhe të përllogarisë përgatitjet e nevojshme.
  • Të krahasojë gjendjen e automjetit me konfiguracionin konvencional të prodhuesit dhe të vlerësojë çdo devijim.
  • Të vlerësojë streset kimike, biologjike dhe mekanike dhe të përcaktojë thellësinë e riparimit.
  • Të vlerësojë kushtet e kujdesit të bojës dhe të jetë i njohur me metodat për mirëmbajtjen ose freskimin e përhershëm të saj.
  • Kryen punë përgatitore për të realizuar strukturën e ngjyrosjes.
  • Të bëjë një inspektim përfundimtar të automjetit të riparuar për të siguruar përmbushjen e riparimeve, sigurinë në rrugë dhe besueshmërisë funksionale.
  • Të përdorë literaturën aktuale të shërbimit elektronik për të gjeneruar diagnoza.
  • Në rastin e garancisë dhe punës së vullnetit të mirë, të caktojë kodet e sakta të dëmtimit dhe artikujt e pjesëve të këmbimit (në bashkëpunimin me administratorin e garancisë) dhe të mbledhë informacionin dhe pjesët sipas nevojës.
  • Përcakton nevojat e pjesëve të këmbimit dhe të organizon porositjen e tyre në koordinim me Këshilltarin e Shërbimit, klientin dhe Përgjegjësin e Ofiçinës.
  • Të bëjë një inspektim përfundimtar të automjetit të riparuar për të siguruar përmbushjen e riparimeve, sigurinë në rrugë dhe besueshmërisë funksionale.
  • Të mbikëqyrë zbatimin e rregullave të mbrojtjes së mjedisit dhe dispozitat në fuqi.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë të mëparshme në shërbimin e servisit si teknik për riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve (avantazh përbën përvoja në një servis të autorizuar dhe/ose përfaqësi).
  • Të ketë njohuri shumë të mira teknike në lidhje me produktet.
  • Të ketë njohuri të kënaqshme të pajisjeve elektronike dhe diagnostikuese.
  • Kualifikimet dhe certifikatat e ndryshme përbëjnë avantazh.
  • Të ketë njohuri të mira të teknologjive të reja të automjeteve.
  • Të ketë aftësi të mira organizative.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, të punës në grup dhe shërbimin ndaj klientit.
  • Të jetë i përkushtuar, serioz dhe të demostrojë sjellje profesionale.
  • Të kuptojë produktet e markës Mercedes-Benz.
  • Të ketë leje drejtimi të klasit B.

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 30 shtator 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe arben.breshani@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

More Information

Please login with Candidate account to view more fields.
Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 8 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km-7
  • Profili Automjete
Connect with us
Contact Us