SPECIALIST I BURIMEVE NJEREZORE 137 views

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një grup të suksesshëm të investimeve në Ballkan, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

SPECIALIST I BURIMEVE NJEREZORE

 

 

 

DETYRAT E POZICIONIT
– Mbështet M.B.NJ. për krijimin e një plani rekrutimi.
– Përgjegjës për organizimin e procesit të rekrutimit; intervistim & përzgjedhje të kandidatëve.
– Përgjegjës për prezantimin e kushteve të punës dhe për prezantimin e kompanisë.
– Punon për plotësimin me korrektësi të dosjes personale të punonjësve.
– Përgatit kontratat e punës, emërimet dhe vërtetimet e ndryshme që kërkohen nga punonjësit.
– Përgatit librezat e punës & të sigurimeve në bazë të kërkesës së punonjësve.
– Detyra te tjera te ngjashme per profilin

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Te ketë diplomë të shkollës së larte.
Eksperienca: Preferohet të paktën 2 vjet eksperiencë pune ne fushen e BNJ.
Aftësi:
– Të ketë njohuri shumë te mira të gjuhës Angleze.
– Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe të jetë i aftë të punojë në afate të përcaktuara kohore.
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi të shkruar, verbal dhe ndërpersonale.

 

 

*Vendndodhja e punës: Palasë. Transporti i siguruar nga kompania (nisja nga Vlora)
* Për kandidatët që nuk janë nga qyteti i Vlorës sigurohet akomodim dhe ushqim

 

 

 

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM !

 

 

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime