Specialist i Burimeve Njerezore 251 views4 applications

Job Expired

PSZ Albania GMBH Shpk themeluar me 2012 eshte pjese aktive e suksesit Kombetar dhe Nderkombetar ne fushen e Montimit te kabllove, Elementeve drejtues si dhe Komponenteve Elektronike dhe Elektromekanike,pjese e grupit te sukseshem Gjerman PSZ Electronic GMBH.
Emri i Grupit tone eshte i lidhur ngushte me nje eksperience 10 vjecare,histori suksesi dhe me nje veprimitari ndërkombëtare në fushen elektronike.
Sipermarrja PSZ Electronic GMBH ne total numeron rreth 850 te punesuar, realizon nje nderlidhje me kompani te huaja persa i perket Prodhimit te kabujve, Pjeseve perberese Elektromekanike, Komponenteve Elektronike per sisteme te ngrohjes, sisteme inxhinjerike mjeksore sipas kerkesave specifike te klinteve tane ne mbare boten.
Menaxhimi si pasoje e zgjerimit te kompanise dhe biznesit aktual,ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Specialisti i Burimeve Njerezore. Ftohen te aplikojne kantidate te pershtatshem per kete pozicion.

POZICIONI I PUNES : Specialist i Burimeve Njerezore

PERSHKRIMI: Specialisti i Burimeve njerezore implementon zhvillimin e politikave te Kompanise ne Departamentin e Burimeve Njerezore.

DETYRAT/PERGJEGJESITE

• Koordinimi i procesit te rekrutimit ku perfshihet: shpallja e njoftimit per vendet e lira te punes ne media, intranet, website etj; mbledhja e CV-ve dhe koordinimi i procesit te selektimit te kandidateve me Supervizorin perkates; Skedulimi i intervistave dhe koordinimi i tyre me HR Manager dhe Supervizorin perkates.
• Kryerja e procesit te punesimit: deklarimi ne zyren e tatim taksave, draftimi i kontrates se punes
• Mbajtja e maredhenieve me zyren e Punes, me Tatim Taksat dhe Drejtorine e Sigurimeve Shoqerore dhe Institutin e Sigurimeve Shoqerore.
• Update-imi i dosjeve te personelit.
• Futja e te dhenave te punonjesve ne sistem dhe mirembajtja e te dhenave
• Ndjekja e rasteve te lindjes, pensionit, paaftesise ne pune etj.
• Administrimi i lejes vjetore.
• Punon me ekipin e manaxhimit per te ndertuar nje kupture angazhimi ku te gjithe te punesuarit te ndjehen te vleresuar
• Udhëheqja e zbatimit të sistemit të vlerësimit të performancës në punë të punonjësve të Shoqërisë.
• Ndjek, planifikon dhe udhëheq nevojat e Kompanisë për të plotësuar pozicionet vakante të punës.
• Cdo detyre tjeter qe mund ti kerkohet nga supervizori

KUALIFIKIMET, EKSPERIENCA, AFTESITE, NJOHURITE:

Edukimi : Arsim i larte, Fakulteti Juridk ose Shkenca Sociale

Eksperienca ne pune: Vite eksperience pune (Avantazh)

Gjuhet : Anglisht (Avantazh)

Aftesi kompjuterike : Njohuri te mira te paketes Microsoft Office,Excel mesatar.

Te tjera :
Aftesi te mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese.
Aftesi te mira komunikimi.
Aftesi te mira analitike.
Aftesi hedhese dhe filtruese te te dhenave.

MENYRA E APLIKIMIT : Kantidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre (CV dhe Referenca) me e-mail ne adresen tone elektronike Rekrutime@psz-electronic.com

ADRESA : Autostrada Tirane-Durres KM 14,Muçaj, nr 137/39,Vore,Tirane

*Ju bejme me dije se te dhenat tuaja personale do te trajtohen me konfidencialitet te plote
sipas ligjeve ne fuqi (Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale).

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres KM 14, Muçaj, nr 137/39, Vore
  • Profili Elektronike