🚨 WE ARE HIRING | SPECIALIST FINANCE SENIOR
Specialist i Kostove te Projekteve dhe Inventarit
VIBTIS sh.p.k. po zgjeron ekipin dhe kërkon të punësojë një profesionist/e të motivuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar Departamentit të Financës.
📍 Vendndodhja: Tiranë
📋 Përgjegjësitë kryesore:
- Monitorimi, analiza dhe alokimi i kostove sipas projekteve dhe departamenteve përkatëse.
- Kontrolli dhe rakordimi i inventarit me magazinën dhe kontabilitetin.
- Përgatitja e raporteve financiare mujore për të ardhurat dhe shpenzimet e projekteve.
- Analiza e kostove faktike kundrejt buxheteve të miratuara dhe evidentimi i devijimeve.
- Monitorimi i shpenzimeve, amortizimit dhe transaksioneve në valutë.
- Mbështetja në proceset e mbylljes financiare dhe raportimit të konsoliduar.
🎯 Kriteret dhe kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në financë, kontabilitet, kontroll kostosh ose raportim financiar.
- Eksperienca në kompani ndërtimi dhe në monitorimin financiar të projekteve përbën avantazh.
- Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel dhe programe financiare/kontabël.
- Aftësi analitike, organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe respektim i afateve.
🎁 Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimin.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
- Angazhim në projekte të rëndësishme dhe sfiduese.
- Mundësi për bashkëpunim afatgjatë.
📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: info@vibtis.al
📞 Për më shumë informacion, kontaktoni në: 069 80 22 545 ose 069 80 22 546
Bëhu pjesë e ekipit të VIBTIS sh.p.k. dhe kontribuo në suksesin e projekteve tona!
#VIBTIS #Hiring #JobOpportunity #FinanceJobs #ProjectCostControl #Accounting #ProjectManagement #Tirana #VIBTISCareers #WeAreHiring #SeniorFinanceSpecialist #FinanceJobs #FinanceCareer #AccountingJobs #FinancialManagement #JobOpportunity #HiringNow #AlbaniaJobs #TiranaJobs #OfertaPune #Punësim #Karrierë #JoinOurTeam
