Specialist/e për Marketing 96 views

Job Expired

Kompania UNIVERS Reklama sh.p.k e cila operon në tregun e imazherisë dhe prodhimit publicitar për ambjente të brendshme dhe të jashtme prej vitit 2001 në tregun vendas dhe të huaj shpall pozicionin vakant Specialist/e për Marketing si pjesë e struktures së saj për zhvillim të metejshëm në suport të rritjes së gamës së produkteve dhe fushes se veprimit si pasojë e zhvillimit të teknologjisë që ajo ka investuar. Ky pozicion ka specifikat dhe kërkesat e mëposhtme:

Qëllimi i këtij Pozicioni:
Përmbushjen e objektivave të shitjes dhe marketingut nëpërmjet promovimit dhe përcjelljes së produkteve/shërbimeve të shoqërisë.

Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:

  • Zhvillon, vë në zbatim dhe ndjek me tej planin dhe programin e Marketing, si nëpërmjet rrjeteve sociale, fushatave dixhitale, eventeve dhe e-maileve;
  • Në bashkëpunim me strukturat e brendshme të shoqërisë ndërton dhe propozon strategji dhe veprimtari të marketing;
  • Analizon dhe raporton mbi rezultatet e fushatave, aktiviteteve të marketing, postimeve dhe publikimeve nëpërmjet rrjeteve sociale;
  • Harton dhe ideon prezantime mbi shoqërinë, produktet, projekte apo risi që kanë të bëjnë me veprimtarinë e shoqërisë; përpilon dhe ndjek prodhimin e broshurave, fletëpalosjeve, videove promocionale, fotove, etj;
  • Kryen foto te punimeve që prej fazës së prodhimit e deri në finalizimin e porosive, si në repart dhe në terren, si evidenca dhe bazë të dhenash për postimet në rrjetet dixhitale;
  • Koordinon dhe mban lidhjet me median, rrjetet sociale, individë apo organizata të tjera, nëpërmjet e-mailit apo telefonit dhe rrugët e zgjedhura prej tij;
  • Organizon evente, si: ekspozita, panaire, etj;
  • Mirëmban dhe përditëson informacionin e faqes së internetit të shoqërisë, rrjeteve sociale, etj;
  • Shqyrton dhe paraqet kërkesën për mundësi për sponsorizim apo pjesëmarrje në evente që i shërbejnë njohjes dhe reputacionit të shoqërisë;

Kryen studime tregu me qëllim orientimin e politikave të Marketing dhe shitjeve;

 

Kualifikimet Kryesore:

  • Diplomë Universitare në degët: Shkenca Komunikimi, Media, Administrim biznesi, Marketing.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese (folur dhe shkruar), krijuese dhe analitike;
  • Njohuri në përdorimin e mjeteve dhe aplikacioneve të marketing, si Google Analytics, Marketo, CRM;
  • Të ndërtojë përmbajtje dhe i/e orienuar ndaj detajeve;
  • Me vullnet, kompetencë, dhe dëshirë për të mësuar;
  • Aftësi të shklëqyera në menaxhimin e kohës dhe percaktimin e perparësive;
  • Aftësi për të punuar nën trysni;
  • Krijues, energjik dhe me iniciativë;
  • Aftësi të spikatura për të punuar në grup;
  • I/e familjarizuar (aftësi familjarizimi) me industrinë e reklamave dhe situatën aktuale të tregut.

 

Shënime

Aplikantët te cilët kanë një eksperiencë të gjerë në këtë fushë, të dërgojnë me email me subjekt EMËR MBIEMËR/ MARKETING, CV e tyre sa më parë në adresën: hr@universreklama.com.

Aplikimet që përmbushin kriteret e vendosura do të jenë të vetmet që do kontaktohen,

Departamenti i Burimeve Njerëzore

Univers Reklama sh.p.k Mbikalimi i Ri i Rinasit,

Qafë Kashar, Tiranë.

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Mbikalimi Rinas, Qaf kashar
  • Tel/Mob 047 800 200
  • Profili Marketing