Specialist/e në Menaxhimin e Standardeve 106 views

Job Expired

Infosoft Group kërkon të punësojë:

 

Specialist/e në Menaxhimin e Standardeve

 

Specialisti i Menaxhimit të Standardeve kujdeset për implementimin dhe për monitorimin që kompania të operojë sipas kërkesave të standardeve të përzgjedhura për zbatim. Ndjek punën për certifikimin si dhe monitoron, raporton dhe jep rekomandime/instruksione për performancën e sistemeve. Siguron koherencën në zbatimin e standardeve të kompanisë.


Detyra dhe përgjegjësi:

  • Njeh dhe analizon praktikat më të mira ndërkombëtare në Manaxhim Procesesh Biznesi dhe standardeve të përzgjedhura për aplikim në kompani.
  • Bashkëpunon me të gjitha funksionet e kompanisë në identifikimin e iniciativave/ çështjeve/ problematikave për t’u përmirësuar në menaxhimin e proceseve të biznesit.
  • Siguron inicimin e rishikimit të proceseve/ procedurave në rastet kur, nga problematika e ngritur, evidentohet mangësi apo konflikt në procedurat në fuqi.
  • Siguron implementimin e mirë të procedurave:
    • Mirëmban dokumentacionin fizik dhe elektronik, administron akseset dhe informon ndryshimet në dokumentacionin mbi zbatimin e standardeve. Siguron përdorimin e standardizimeve të miratuara në dokumentet e kompanisë, si dhe marrjen e miratimeve të duhura;
    • Siguron që proceset të mos jenë në kundërshtim me statutin dhe rregulloren e veçantë të kompanisë mbi ndarjen e kompetencave të Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve dhe Administratorit të Përgjithshëm. Konsultohet me zyrën juridike për kërkesat ligjore respektive.
    • Kujdeset të mos ketë mbivendosje të përgjegjësive. Rishikon para dërgimit për miratim, çdo përshkrim pune për të siguruar qartësi, zbatimin e kërkesave të domosdoshme për çdo post, si dhe të mos ketë mbivendosje të detyrave dhe përgjegjësive, sidomos gjatë hapjes së posteve të reja apo në ristrukturime.
    • Identifikon dhe ngre çështje/problematika mbi mos-zbatimin apo kundërshtimin për zbatim të proceseve të reja/rishikuara dhe miratuara për zbatim;
  • Siguron bashkëpunimin për implementimin e standardeve mes punonjësve.
  • Identifikon trajnime të përshtatshme mbi standardet që aplikohen apo pritet të aplikohen në kompani dhe organizon punën për përgatitjen, miratimin dhe realizimin e planit për trajnime.
  • Kujdeset për certifikimin mbi zbatimin e standardeve të zgjedhura për certifikim nga kompania.
  • Udhëzon/asiston punonjësit përgjegjës të operacioneve në secilin funksion në kompani për vënien në zbatim të procedurave;
  • Inicion, monitoron, dhe administron të dhënat nga proceset e matjes së kënaqësisë së klientëve në mënyrë periodike.
  • Përgatit materialet e nevojshme dhe kërkon orgaziminin e mbjedhjes së Rishikimit të Menaxhimit, në të cilën duhet të vlerësohen nevojat për ndryshime në Sistemet e Menaxhimit që kompania aplikon, duke përfshirë politikat dhe objektivat, mbështetur në rezultatet e kontrolleve të brendshme, ndryshimin e kushteve dhe angazhimin për përmirësim të vazhdueshëm.
  • Organizon punën për matje/vlerësim të performancës operacionale të proceseve të biznesit dhe identifikon çështje për përmirësim;

 

 

Kërkesa për kandidatët:

 

  • Diplomë universitare – (preferohen ato pas-universitare gjithashtu);
  • Më shumë se 3 vjet eksperiencë pune në administrim/organizim – në fushën e menaxhimit të standardeve ndërkombëtare;
  • Trajnime ose certifikime mbi standardet e përzgjedhura për aplikim
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Potencial për t’u përballur me klientët e brendshëm dhe të jashtëm dhe për të menaxhuar me efikasitet kërkesat dhe shqetësimet e tyre;
  • Aftësi analitike;
  • Aftësi organizative;
  • Aftësi komunikuese dhe shprehëse;
  • Aftësi bashkëpunuese dhe të punës në ekip;
  • Aftësi për të punuar nën presion, kuptimin e çështjeve prioritare dhe zgjidhjen e tyre;
  • Aftësi për të ndërmarrë veprime të shpejta dhe në mënyrë të pavarur në zgjidhje të problemit;

 

 

Për të aplikuar, ju lutem, dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software