Infosoft Management Services shpk, kërkon të punësojë:
Specialist/e ne Departamentin e Burimeve Njerëzore
Kërkesa për kandidatët:
- Njohje shumë e mirë e të gjitha proceseve të punës që kryhen në Departamentin Burime Njerëzore
- Njohuri shumë të mira rreth Kodit të Punës
- Njohuri shumë të mira mbi dokumentacionin që përdoret në Burime Njerëzore
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.)
- Te jetë i pajisur me certifikata që dëshmojnë kualifikime të ndryshme në fushën e Burimeve Njerëzore (e preferuar)
Aftësi të tjera:
- Aftësi të mira analitike
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative
- Aftësi për të punuar në grup
Arsimimi dhe eksperienca:
- Diplomë universitare
- Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune si Specialist i Burimeve Njerëzore në kompani private
Detyra dhe Pergjegjesi:
- Zhvillon teknika të headhunting: identifikim, investigim, mbledhje të fakteve dhe opinioneve, përgatitja për takim e personave që do bëjnë headhunting, përfshirje e menaxherëve të kompanisë në headhunting.
- Planifikon rekrutimet e kompanisë, në bazë të objektivave të biznesit dhe nevojave afatshkurtra/afatmesme dhe afatgjata për rritje të kapaciteteve në Burime Njerëzore.
- Zhvillon metoda për waiting list, zhvillim profesional të kandidatëve përpara punësimit, përfshirjen në internshipe, programe seminaresh dhe trajnimesh, bashkëpunim me universitetet për identifikim të talenteve.
- Përcakton në bashkëpunim me përgjegjësit e departamentin të Core Competences (Aftësive primare profesionale) të punonjësve aktuale/kandidatëve potencialë dhe krijimi i profilit soft për grupe profesionesh kyçe në kompani (Sales/engineers/managers/assistant).
- Publikimi i posteve, komunikimi me institucione që janë burim kandidatësh.
- Hartimi i testeve të ndryshme logjike që masin shkallën e inteligjencës & aftësive personale të kandidatit.
- Administrimi i të gjitha CV-ve, selektimi dhe intervistimi i kandidatëve për pozicione të ndryshme pune.
- Verifikimi i “background check” për kandidatë kyç që aplikojnë dhe ekzekutimi i tyre duhet të jetë në perputhje me ISO 27001
- Analizimi dhe vleresimi i kandidateve bazuar edhe ne vlerat dhe profiling soft te paradefinuar.
- PR dhe Marketing për kompaninë mbi vlerat dhe përfitimet e të qënurit pjesë të saj ne kandidatë dhe palë të treta, duke e adresuar kompaninë, si punëdhënës të preferuar të kërkuesve për vende pune.
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.
More Information
- Rruga/Zona Rr. Murat Toptani, godina "Gjergji Center", Tirane
- Language anglisht, italisht
- Experience Level me eksperience