AUTO TR-DR; KM 6; KASHAR; TIRANË
Conad, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, aktiv që nga viti 2006, është në kërkim të personelit për pozicionin:
Specialist/e ne Departamentin e Burimeve Njerezore
Kërkesat kryesore:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Ekonomi, Juridik ose Shkenca Sociale;
- Preferohet të paktën 1 vit eksperiencë pune në fushën e burimeve njerëzore;
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës MS Office, veçanërisht Excel;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane (në të shkruar dhe në të folur);
- Aftësi të forta analitike dhe për përpunimin e të dhënave;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Aftësi për të menaxhuar situata nën presion dhe për të vepruar në mënyrë të pavarur;
- Njohuritë baza vetë administrimit të punonjësve dhe mbajtjes së evidencës së orarit.
Detyrat kryesore:
- Monitorimi dhe administrimi i të dhënave të prezencës për punonjësit që operojnë në Itali;
- Verifikimi i korrektësisë së orëve të punës ,mungesave, pushimeve dh e të dhënave të tjera të lidhura me prezencat ditore/mujore;
- Mbajtja dhe përditësimi i sistemit të regjistrimit të prezencave në përputhje me kërkesat e partnerëve italianë;
- Përgatitja dhe dërgimi i raporteve te prezencave javore/mujore;
- Asistencë dhe mbështetje për stafin në Itali lidhur me sqarime mbi të dhënat e prezencës;
Çfarë ofrojmë:
- Një pozicion me rëndësi në një kompani ndërkombëtare me histori të gjatë suksesi;
- Një ambient punenxitës, me mundësi reale për zhvillim profesional;
- Një paketë pagese tërheqëse, në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: hr@conadalbania.al (ku te specifikohet pozicioni për të cilin aplikohet )ose të telefononi në numrin 068 905 8529.
Të dhënat e kandidatëve do të mblidhen, përpunohen dhe ruhen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Legjislacionin Për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndryshimet e mundshme.