Specialist/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore 225 views1 application

Job Expired

Infosoft Management Services shpk, kërkon të punësojë:

Specialist/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore

 

Kërkesa për kandidatët

  • Njohje shumë e mirë e të gjitha proceseve të punës që kryhen në Departamentin Burime Njerëzore
  • Njohuri shumë të mira rreth Kodit të Punës
  • Njohuri shumë të mira mbi dokumentacionin që përdoret në Burime Njerëzore
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.)
  • Te jetë i/e pajisur me certifikata që dëshmojnë kualifikime të ndryshme në fushën e Burimeve Njerëzore (e preferuar)

Aftësi të tjera:

  • Aftësi të mira analitike
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative
  • Aftësi për të punuar në grup

Arsimimi dhe eksperienca:

  •  Diplomë universitare
  • Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune si Specialist i Burimeve Njerëzore në kompani private

 Detyrat kryesore:

  • Zhvillon teknika të headhunting: identifikim, investigim, mbledhje të fakteve dhe opinioneve, përgatitja për takim të personave që do bëjnë headhunting, përfshirje e menaxherëve të kompanisë në headhunting.
  • Planifikon rekrutimet e kompanisë, në bazë të objektivave të biznesit dhe nevojave afatshkurtra/afatmesme dhe afatgjata për rritje të kapaciteteve në Burime Njerëzore.
  • Zhvillon metoda për waiting list, zhvillim profesional të kandidatëve përpara punësimit, përfshirjen në internshipe, programe seminaresh dhe trajnimesh, bashkëpunim me universitetet për identifikim të talenteve.
  • Përcakton në bashkëpunim me përgjegjësit e departamenteve të Core Competences (Aftësive primare profesionale) të punonjësve aktuale/kandidatëve potencialë dhe krijimi i profilit soft për grupe profesionesh kyçe në kompani (Sales/engineers/managers/assistant).
  • Publikimi i posteve, komunikimi me institucione që janë burim kandidatësh.
  • Hartimi i testeve të ndryshme logjike që masin shkallën e inteligjencës & aftësive personale të kandidatit.
  • Administrimi i të gjitha CV-ve, selektimi dhe intervistimi dhe vlerësimi i kandidatëve për pozicione të ndryshme pune.
  • PR dhe Marketing për kompaninë mbi vlerat dhe përfitimet e të qënurit pjesë të saj tek kandidatët dhe palë të treta, duke e adresuar kompaninë, si punëdhënës të preferuar të kërkuesve për vende pune.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software