Specialist/e i burimeve njerezore 59 views1 application

Job Expired

SPECIALIST/E I BURIMEVE NJEREZORE

Skuadra e ABIESSE kërkon një Specialist/e të Burimeve Njerëzore, me talent dhe etikë të lartë profesionale,
për menaxhimin e të gjitha procedurave të burimeve njerëzore.

Kandidati/Kandidatja e sukseshme, duket të ketë pasion për rekrutimin,
dhe të mbështesë dhe zhvillojë stafin në përputhje me procedurat dhe udhëzimet e kompanisë.
Përgjegjësia juaj kryesore do jetë rekrutimi i stafit të ri, mbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit që lidhet me punonjësit,
monitorimi i performancës, zhvillimi i paketave për kompensime dhe përfitime.
Për të qenë i suksesshëm/e suksesshme në detyrën tuaj, duhet të keni aftësi të shkëlqyera komunikimi,
njohje shumë të mirë të procesit të rekrutimit dhe praktikave të burimeve njerëzore, si dhe kodit të punës dhe legjislacionin në fuqi lidhur me punonjësit dhe punëdhënësit

Përgjegjësitë:

  • Krijon, zbaton dhe përmirëson politikat, strukturën dhe procedurat e lidhura me burimet njerëzore, duke përfshirë edhe ato për pagat dhe bonuset.
  • Harton dhe zbaton plane efektive trajnimi dhe zhvillimi për punonjësit, duke përfshirë edhe planin e njohjes me kulturën, procedurat dhe rregulloren e kompanisë për punonjësit e rinj.
  • Nderton sistemin e vleresimit te performances dhe asiston punonjesit dhe drejtuesit ne kete process.
  • Në bashkëpunim drejtuesit e departamenteve identifikon nevojat për staf dhe menaxhon procesin e rekrutimit për të siguruar mbarëvajtjen e tij.
  • Menaxhon programet e sigurimit shëndetësor të punonjësve.
  • Sigurohet për mbajtjen dhe përditësimin e dosjes dhe informacionit për punonjësit e rinj, apo ndryshimet e punonjësve ekzistues, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
  • U përgjigjet dhe trajton pyetjet/ankesat/problemet e stafit në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale.

Kërkesat:

  • Arsim I lartë (studime në administrim biznesi, burime njerëzore, juridik apo fusha të tjera të lidhura)
  • 3+ vite përvojë rol të ngjashëm
  • Njohje shumë të mirë të legjislacionit të punës dhe praktikave të burimeve njerëzore
  • Njohje të mirë të procesit të plotë të rekrutimit
  • Komunikim shumë të shkëlqyer me gojë dhe shkrim
  • Aftësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e njerëzve

Ftohen te aplikojne te gjithe te interesuarit brenda dates 02/02/2020 ,duke derguar CV te shoqeruar me nje fotografi te koheve te fundit,
kopje te diplomes dhe listes se notave, ne adresen e e-mailit: hr@abiesse.al
duke specifikuar tek subjekti pozicionin per te cilin aplikoni ose ne adresat :

ABIESSE – Rr.28 Nentori Nr.73, Autostrada Tirane – Durres, km 6 (perballe QTU-se)
ABIESSE – Filiali perballe ish Stacionit te Trenit.
Takimet tona fillojne me 05/02/2020

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, km 6
  • Tel/Mob +355 69 40 65 800
  • Profili Tregti, Tregti me shumice