Specialist/e Finance 244 views7 applications

Job Expired

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni:  Specialist/e Finance

Departamenti: Finance

Vendndodhja:  Tirane

 

Permbledhja e pozicionit:

Qëllimi kryesor i Specialistit/es se Finances është të sigurojë regjistrimin e të gjitha transaksioneve financiare, barazimin e librave dhe llogarive, kryerjen e pagesave dhe mbështetjen e përgjithshme të punës së menaxherit financiar.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Perpilimi i trasfertave bankare dhe ndjekja deri ne finalizim;
  • Pergjegjes per arken e shoqerise, regjistimin e veprimeve, zbatimin e procedures se menaxhimit te cash-it dhe pergatijen e raporteve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kalendarin e raportimit.
  • Pergjegjes per kontabilizimin e plote te bankave dhe dokumentimin e tyre ne perputhje me procedurat ne fuqi te menaxhimit te llogarive bankare dhe raportimin e tyre ne perputhje me afatet e percaktuara ne kalendarin e raportimit.
  • Pergjegjes per kontabilizimin e faturave te blerjes dhe shitjes ne perputhje me skemat e kontabilizimit dhe respektimin e procedurave dhe afateve per aprovimin dhe konfirmimin e tyre dhe kontabilizimet e shpenzimeve dhe te ardhurave te shtyra;
  • Përgatitja e librave të blerjes dhe shitjes draft dhe dergimi I tyre ne arshive ne menyre periodike mujore pas finalizimit te deklarimeve;
  • Plotesimi i formularit per shmangien e taksimit te dyfishte per sherbime te kontraktuara jashte territorit te Shqiperise.
  • Pergjegjes per raportimin periodik te gjendjes se klienteve dhe furnitoreve sipas afateve javor, mujor, 3 mujor, vjetersise se borxhit si dhe rakordimi 6-M i firmosur dhe vulos me furnitoret dhe klientet ose sa here eshte e nevojshme;
  • Suport ne rakordimin dhe raportimin ICO-ve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kalendarin e raportimit.
  • Përgatitja e raporteve te ndryshme periodike sipas planit te detajuar, kalendarit te raportimit dhe kerkesave e menaxhimit.
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen nga Menaxheri i Finances dhe/ose Senior Specialist

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplome arsimi të lartë në Finance/Kontabilitet ose Administrim Biznesi
  • 2-3 vjet eksperiencë në Kontabilitet
  • Njohuri shume te mira te gjuhës angleze ne te shkruar dhe te folur
  • Njohuri shume te mira ne Excel dhe programe kontabiliteti
  • Shkallë e lartë e etikës profesionale dhe integritetit.
  • Aftesi komunikimi te shkelqyera me shkrim dhe të folur.
  • Aftesi per te punuar ne grup

Kushtet e punës: Grupi BALFIN ofron një paketë benefitesh tërheqese, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. 

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dergojnë aplikimet e tyre deri në date 2.06.2022 në këtë link. 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Konsulence