Specialist/e Burime Njerezore 97 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme net rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

Pozicioni: Specialist/e Burime Njerezore

Departamenti: Burime Njerezore

Vendndodhja: Palasë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Specialist i BNJ asiston ne procese administrative dhe operacionale Departamentin e Burimeve Njerezore. Eshte përgjegjës per ndjekjen dhe aplikimin e procedurave dhe zbatueshmerine e tyre ne kompani

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Suporton dhe merr pjese ne intervista per funksione deri ne nivelin 4-T;
  • Kujdeset dhe suporton per procesin e parapërgatitjes se on-boarding per punonjesit e rinj dhe te huaj ne projektin Green Coast;
  • Suporton per perditesim here pas here per te dhenat e punonjesve ne databazen perkatese per projektin e Green Coast;
  • Suporton ne mbledhjen e dokumentacionit te vleresimeve te performances dhe periudhes se proves per projektin Green Coast duke i bere ato pjese te dosjeve te personelit;
  • Suporton për kryerje kërkimesh ne treg për kurse trajnimi, prezantime, panaire që përqasen me profilin e kompanisëKryen raportime ne kohe sipas kërkesave te departamentit;
  • Menaxhon procesin e listprezences per stafin e projektin Green Coast;
  • Asiston punonjësit lidhur me ndjekjen e procedurave te Burimeve Njerëzore;
  • Adreson problematikat e stafit, shërben si ndërmjetësues ne raste konflikti dhe procedon masat disiplinore te stafit hartimi i tyre dhe arkivimi ne dosjet e personelit;
  • Kujdeset per kërkesat e punonjësve dhe ben adresimin e tyre per zgjidhje ose tek eprori.
  • Ndjek procedurën e largimit te punonjësve dhe kujdeset qe te merret informacioni i nevojshëm;
  • Kryen kontrolle ne projekt ne lidhje me zbatueshmerine e procedurave;
  • Asiston ne organizimin dhe njoftimeve per trajnime te stafit;
  • Hedh te dhenat e orareve ne formatin e duhur elektronik ne koheshenues, ne menyre te sakte, me komentet perkatese dhe e dorezon ate te sakte dhe pa gabime ne fund te cdo muaji;
  • Menaxhim e blerjes se kancelarive, marrja e nevojave nga stafi deri ne furnizimin final dhe raportet përkatëse
  • Menaxhimi dhe koordinimi i procesit te aplikimit per Lejet vjetore

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.

 

Kualifikime të tjera:

  • Te zoteroje diplome universitare, ne fushat e shkencave humane
  • Eksperience ne Burime Njerezore
  • Kerkuese dhe me iniciative per prurje idesh te reja ne department
  • Njohuri shume te mira te legjislacionit te punesimit dhe fiscal (per marredheniet e punes)
  • Njohuri shume te mira te Paketes Microsoft Office
  • I/E afte te punoj ne skuader por edhe ne menyre individuale.
  • I/E afte te koordinoj dhe balancoj punen.
  • Aftesi mbikqyrese dhe kontrolluese per stafin per zbatimin e regullave dhe procedurave te kompanise
  • Aftesi shume te mira komunikimi, organizimi, pune ne ekip
  • Aftesi shume te mira ne gjuhen anglisht
  • Integritet, besim, perpikmeri, etike

 

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002006001/Specialist-e-Burime-Njerezore?source=CareerSite

 

 

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit: 24/07/2024

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 10 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim