Specialist/e Burime Njerezore 81 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

 

Pozicioni: Specialist/e Burime Njerezore

Departamenti: Burime Njerezore

Vendndodhja: Vlore

 

Përmbledhja e Pozicionit: Specialist i BNJ asiston ne procese administrative dhe operacionale Departamentin e Burimeve Njerezore. Eshte përgjegjës per ndjekjen dhe aplikimin e procedurave dhe zbatueshmerine e tyre ne kompani

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Suporton dhe merr pjese ne intervista per funksione deri ne nivelin 4-T;
  • Kujdeset dhe suporton per procesin e parapërgatitjes se on-boarding per punonjesit e rinj per projektin/et e dedikuar;
  • Suporton per perditesim here pas here per te dhenat e punonjesve ne databazen perkatese;
  • Suporton ne mbledhjen e dokumentacionit te vleresimeve te performances dhe periudhes se proves per projektin e dedikuar duke i bere ato pjese te dosjeve te personelit;
  • Suporton për kryerje kërkimesh ne treg për rekrutime te reja që përqasen me nevojat e kompanisë;
  • Suporton për kryerje kërkimesh ne treg për kurse trajnimi, prezantime, panaire që përqasen me profilin e kompanisëKryen raportime ne kohe sipas kërkesave te departamentit;
  • Menaxhon procesin e listprezences per stafin e projektin/et e dedikuar;
  • Asiston punonjësit lidhur me ndjekjen e procedurave te Burimeve Njerëzore;
  • Adreson problematikat e stafit, shërben si ndërmjetësues ne raste konflikti dhe procedon masat disiplinore te stafit hartimi i tyre dhe arkivimi ne dosjet e personelit;
  • Kujdeset per kërkesat e punonjësve dhe ben adresimin e tyre per zgjidhje ose tek eprori.
  • Ndjek procedurën e largimit te punonjësve dhe kujdeset qe te merret informacioni i nevojshëm;
  • Kryen kontrolle ne projekt ne lidhje me zbatueshmerine e procedurave;
  • Asiston ne organizimin dhe njoftimeve per trajnime te stafit;
  • Hedh te dhenat e orareve ne formatin e duhur elektronik ne koheshenues, ne menyre te sakte, me komentet perkatese dhe e dorezon ate te sakte dhe pa gabime ne fund te cdo muaji;
  • Menaxhim e blerjes se kancelarive, marrja e nevojave nga stafi deri ne furnizimin final dhe raportet përkatëse;
  • Menaxhimi dhe koordinimi i procesit te aplikimit per Lejet vjetore.

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, preferohet ne fushat e shkencave humane, ekonomike, juridike, etj

 

Kualifikime të tjera:

  • Eksperience pune ne Burime Njerezore 1-3 vite;
  • Kerkuese dhe me iniciative per prurje idesh te reja ne department
  • Njohuri shume te mira te legjislacionit te punesimit dhe fiscal (per marredheniet e punes)
  • Njohuri shume te mira te Paketes Microsoft Office
  • I/E afte te punoj ne skuader por edhe ne menyre individuale.
  • I/E afte te koordinoj dhe balancoj punen.
  • Aftesi mbikqyrese dhe kontrolluese per stafin per zbatimin e regullave dhe procedurave te kompanise
  • Aftesi shume te mira komunikimi, organizimi, pune ne ekip
  • Aftesi shume te mira ne gjuhen anglisht
  • Integritet, besim, perpikmeri, etike

 

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002565001/Specialist-e-Burime-Njerezore?source=CareerSite

 

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit: 18/08/2025

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 25 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim