AUTO TR-DR; KM 6; KASHAR; TIRANË
Conad, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, aktiv që nga viti 2006, është në kërkim të personelit për pozicionin:
Specialist/e Blerjesh (Buyer) – Sektori Fruta & Perime
Kërkesat kryesore:
- Diplomë në Ekonomi, Menaxhim apo fusha të ngjashme (preferohen studimet e kryera në Itali);
- Eksperiencë e mëparshme si blerës ose përgjegjës sektori në fruta-perime (minimumi 3 vite përvojë);
- Njohuri të shkëlqyera të tregut lokal të frutave dhe perimeve. Sezonit të tyre dhe cilësisë së produkteve;
- Njohje e mirë e gjuhës italiane (njohja e një tjetër gjuhe të BE-së përbën avantazh);
- Aftësi të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, në veçanti Excel dhe mjeteve analitike;
- Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe komunikuese me furnitorë dhe partnerë të jashtëm;
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur dinamikat e sektorit të shitjes me pakicë (Retail);
- Integritet dhe ndjenjë përgjegjësie në menaxhimin e të dhënave dhe informacionit konfidencial;
- Disponueshmëri për të udhëtuar brenda territorit shqiptar.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime të shpejta në mjedise dinamike.
Detyrat kryesore:
- Kryerja e blerjeve ditore/javore të frutave dhe perimeve, në përputhje me nevojat e pikave të shitjes dhe standardet e kompanisë;
- Monitorimi i performancës së furnitorëve dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me ta;
- Negocimi i çmimeve dhe kushte vetëfurnizimit me synim optimizimin e kostove dhe garantimin e cilësisë maksimale;
- Vëzhgimi i tregut për çmimet, sezonin, tendenza dhe propozimi i përmirësimeve për kategorinë;
- Kontrollon dhe siguron saktësi dhe dorezim në kohë të porosive;
- Bashkëpunon ngushtë me logjistikën dhe pikat e shitjes për koordinimin e dergimit;
- Kontrollon cilësinë e produkteve ne momentin e pranimit dhe menaxhon çdo problem me furnitorët;
- Përgatit dokumentacionin e blerjeve dhe lëshon raporte mujore.
Çfarë ofrojmë:
- Një pozicion me rëndësi në një kompani ndërkombëtare me histori të gjatë suksesi;
- Një ambient punenxitës, me mundësi reale për zhvillim profesional;
- Një paketë pagese tërheqëse, në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: hr@conadalbania.al (ku te specifikohet pozicioni për të cilin aplikohet) ose të telefononi në numrin 068 905 8529 . )
Të dhënat e kandidatëve do të mblidhen, përpunohen dhe ruhen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Legjislacionin Për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndryshimet e mundshme.