SPA Therapist / Masazhier (m/f) 42 views

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Fton profesionistë për të aplikuar në pozicionin e:

SPA Therapist / Masazhier (m/f)

Përshkrim i Përgjithshëm

Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kryen të gjitha trajtimet sipas standardeve Bougainville Bay Resort & SPA, duke iu përshtatur nevojave specifike të klientit;
  • Kryen seanca masazhesh për klientët në përputhje me orarin përcaktuar për masazhet;
  • Ruajtja dhe mbajtja e carcafëve dhe produkteve te tjera në dhomat e trajtimit, duke siguruar që të jenë të pastra dhe të organizuara sipas standardeve të SPA;
  • Përdorimi në sasi të sakta të produkteve të SPA të përcaktuara nga prodhuesi;
  • Sigurimi i konfidencialitetit gjatë gjithë kohës duke përfshirë mbrojtjen e të dhënave, detajet mjekësore dhe çdo informacion të dhënë në besim nga klienti;
  • Raporton çdo ankesë të klientit tek personi përgjegjës, në mënyrë që të mund të trajtohen menjëherë dhe në mënyrë efikase;
  • Përgjegjës për pastërtinë, higjenën e të gjitha pajisjeve, produkteve dhe çarçafëve në zonën e trajtimit dhe përgatitjes, sipas standardeve të SPA;
  • Vepron me përgjegjësi në çdo kohë në lidhje me sigurinë personale, kolegëve dhe klientëve në SPA;
  • Të ndihmojë klientët në lidhje me kërkesat e tyre;
  • Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
  • Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
  • Parashikon nevojat e klientëve;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
  • Të kenë licensën përkatëse për këtë profil;
  • Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al

More Information

Please login with Candidate account to view more fields.
Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Turizem
Connect with us
Contact Us