Eagle Heads Group mission is to create vertically integrated consumer brands that deliver happiness across the globe. From our headquarters in Tirana, our multi-disciplinary international team of innovators leverages technology and behavioral science to design amazing customer experiences.
Eagle Heads Group është duke kërkuar të punësojë: Sous Chef
Sous Chef është përgjegjës për planifikimin dhe drejtimin e përgatitjes së ushqimit në kuzhinë. Kjo përfshin një shkallë të madhe mbikëqyrjeje të stafit të kuzhinës. Si asistent i Kuzhinierit Ekzekutiv, Sous Chef do të asistojë me planifikimin e menusë, inventarin dhe furnizimet.
Kriteret e kërkuara :
- Eksperiencë te mëparshme në restorant/hotel me kuzhinë ndërkombëtare
- Mbikëqyr dhe merr pjesë në përgatitjen e të gjitha produkteve ushqimore në përputhje me metodat dhe recetat e përcaktuara.
- Kontrollon funksionin e turnit të ditës dhe menunë e përditshme për të siguruar nivelin e duhur të prodhimit.
- Kujdeset që të gjithë përbërësit ushqimor të jenë vendosur në mënyrë të rregullt dhe të sigurtë, për të evituar ndonjë incident
- Sigurohet që produktet e përdorura nga seksioni i tij janë të freskëta dhe janë ruajtur siç duhet.
- Njohuri të mira të HACCP standarteve të higjenës në kuzhinë
- Aftësi të mira komunikimi
- Të jetë njohës i gjuhës angleze.
Ne ofrojmë:
- Një atmosferë miqësore dhe energjike pune.
- Katër javë kalendarike leje vjetore (plus pushimin për Festat Zyrtare)
Ju lutem dërgoni aplikimin tuaj në adresën careers@eagleheadsgroup.com ose duke telefonuar në numrin +355697037770 duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikoni.
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.