Soft & Solution po kërkon të punësojë Helpdesk me profil Finance 38 views

Kush jemi ne

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me eksperiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillim programesh të dedikuar,
  • integrim dhe implementim sistemesh,
  • mirëmbajtje sistemesh,
  • trajnime

 

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

 

Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një person në Helpdesk me profil Finance, për njërin nga projektet që ne zhvillojmë.

Pozicioni i punës: Helpdesk

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbështetja e zbatimit të Projektit duke kryer detyra logjistike dhe administrative në lidhje me Projektin
  • Komunikim dhe Suport i vazhdueshëm me klientët në platforma të ndryshme
  • Demonstroni përkushtim ndaj nevojave dhe konfidencialitetit të klientëve
  • Komunikimi me Departamentin Juridik në lidhje me zbatimin e aktiviteteve juridike të projektit.
  • Mbledhja dhe përpilimi i raporteve në lidhje me aktivitetet e Projektit
  • Asistimi i mbikëqyrësit në të gjitha fazat e Projektit
  • Gadishmëri në përmbushjen e detyrave të ndryshme që mund t’i jepen, sipas nevojave të kompanisë.

 

Aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në një nga degët e Fakultetit Ekonomik
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, verbal dhe të shkruar
  • Aftësi për të komunikuar me të gjitha nivelet e stafit ekzekutiv dhe klientëve
  • Aftësi organizative dhe vëmendje të lartë në detaje
  • Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint)
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të folur dhe të shkruar)
  • Të ketë aftësi të padiskutueshme të ruajtjes së konfidencialitetit
  • Eksperiencat e mëparshme përbëjnë avantazh
Apply for this job Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 9 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Informatike/IT/Software