Soft & Solution kërkon të punësojë Senior Dotnet Developer 82 views

Job Expired

Kush jemi ne

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me eksperiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillim programesh të dedikuar,
  • integrim dhe implementim sistemesh,
  • mirëmbajtje sistemesh,
  • trajnime

 

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Soft & Solution po kërkon Senior Dotnet Developer që ka rreth 5+ vjet përvojë në zhvillimin e softuerit, dizenjim dhe arkitekturë.

Do të jetë përgjegjës për hartimin dhe zhvillimin e kërkesave komplekse për të përmbushur qëllimet e biznesit. Siguron që softueri të jetë zhvilluar për të përmbushur kërkesat e nevojshme; që zgjidhjet të jenë të dizenjuara mirë në lidhje me mirëmbajtjen / lehtësinë e integrimit dhe testimin.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Të punojë me Menaxherin e Projektit dhe ekipin e zhvillimit për t’u siguruar që ata i kuptojnë specifikimet;
  • Të gjenerojë skenarë të zbatueshëm për ekipin e testimit të funksionalitetit të teknologjisë;
  • Të vlerësojë, identifikojë dhe zhvillojë zgjidhje softuerike;
  • Të drejtojë projekte për zhvillimin e softuerit;
  • Të dokumentojë dhe regjistrojë çdo aspekt të një aplikacioni ose softueri;
  • Të planifikojë produktet e dorëzueshme të softuerit me menaxherin e projektit;
  • Të gjejë dhe drejtojë zgjidhje për sfidat kritike që përfshijnë ndërfaqen e softuerit dhe pajisjes;
  • Të kërkojë probleme brenda sistemeve softuerike dhe t’i zgjidhë ato;
  • Të ketë marrëdhënie të mira pune me ekipin;
  • Të hartojë dhe implementojë zgjidhjet dhe modelet efektive të bazës së të dhënave;
  • Të ekzaminojë dhe identifikojë nevojat strukturore të bazës së të dhënave duke vlerësuar operacionet, aplikacionet dhe programimin e klientit;
  • Të rekomandojë zgjidhje për të përmirësuar sistemet e të dhënave ekzistuese dhe të reja;
  • Të ofrojë mbështetje duke iu përgjigjur problemeve të sistemit në kohën e duhur;
  • Të hulumtojë, dizenjojë, implementojë dhe menaxhojë programe softuerësh;
  • Të identifikojë fushat për modifikim në programet ekzistuese dhe më pas të zhvillojë këto modifikime;
  • Të shkruajë dhe zbatojë një kod efikas;
  • Të përcaktojë praktikën operacionale;
  • Të vendosë mjetet e softuerit, rishikimin e kodit, proceset dhe matjet.

 

 

Profili i kërkuar:

  • 5-10 vjet përvojë në C #;
  • Njohuri të mira në programimin e orientuar drejt objektit (C #);
  • Njohuri të mira / baza e të dhënave relacionale në thellësi (ORACLE, MySQL, SQL Server);
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese;
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në ekip;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Gatishmëria për punë, besueshmëria dhe etika profesionale.

 

Çfarë po ofrojmë:

  • Kontrata afatgjate;
  • Zhvillim personal dhe profesional;
  • Pagesa dhe shpërblim mujor nëse përmbushen synimet e projekteve.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Informatike/IT/Software