Sistemuese Marketi (F) /Merchandiser 233 views

Job Expired

IRIS COSMETIC sh.p.k Distributori Ekskluziv për tregëtimin e markave të njohura ndërkombëtare
në fushën e Artikujve Shtëpiak dhe të Konsumit, Kozmetikës dhe të Kujdesit personal,
me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 1,
kërkon të rekrutojë staf për pozicionin:

Sistemuese Marketi (F)

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:

  • Implementon raftimin sa më të mirë të produkteve në bazë të standardeve të përcaktuara;
  • Mirëmban ekspozimin e produketeve në rafte dhe ekspozitore;
  • Kontrollon stokun në pikat e shitjes;
  • Shpërndan materialet e ndryshme të marketingut nëpër subjekte
  • Krijon dhe mirëmban kontakte me klientët dhe sugjeron ide për pozicionimin e produketeve;
  • Raporton mbi gjendjen, prezencën dhe pozicionimin e produkteve
  • Raporton mbi lëvizjet e konkurencës në pika të shitjes;
  • Raporton për problemet në pikat e shitjes, mungesat e mallit dhe çdo informacion tjetër për pikat e shitjes.
  • Bën vizita të rregullta nëpër të gjitha pikat e marketeve sipas rutit javor të përcaktuar nga Supervizori;
  • Përgjegjës për zgjerimin, promovimin e artikujve brenda në dyqan;
  • Kontakton direkt me departmentin e marketingut dhe Supervizorin për rregullimin e vitrinave;

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  1. Të ketë eksperienca të mëparshme në Shitje ose Marrëdhënie me Klientët, preferohet mbi 2 vite;
  2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  3. Të jetë e aftë të punojë në grup dhe individualisht;
  4. Të jetë person energjik dhe fleksibël;
  5. Të ketë Diplomë universitare (përparësi në fushën e marketingut);
  6. Aftësi shumë të mira komunikuese, të jetë kreative dhe fleksibilitet në punë;
  7. Të jetë e pajisur me Leje Drejtimi: katageria B.

Të dhënat:
Pozicioni: Sistemuese Marketi (F) /Merchandiser
Vendndodhja: Tiranë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 30.11.2019

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën Autostrada Tr-Dr, Km 1,
rruga Pavaresia prane Spitalit Salus dhe Vodafone.

Cel : 0672010721

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Tregti me shumice