DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Për një kompani të suksesshme në fushën e retail, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
DETYRAT & PËRGJEGJËSITË
– Përgjegjësia për të dorëzuar planin vjetor në xhiro dhe fitim para interesit dhe amortizimit;
– Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të sigurur rendiment;
– Menaxhimi i niveleve të stoqeve sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyce per kontrollin e stokut;
– Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
– Kthimi i përgjigjes për ankesat dhe komentet e klienteve;
– Shëtitja sistematike në terrenin e shitjeve, biseda me kolegët dhe klientët dhe identifikimi ose zgjidhja e ceshtjeve urgjente;
– Organizimi i mbledhjeve ditore me stafin e shitjes;
– Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të patur rendiment;
– Marrja me cështjet e stafit; intervistimi për pjestarë të rinj potencial për staf; përcjellja e vlerësimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë;
– Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
– Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
– Kujdesi per paraqitjen dhe ndjeshmeria për paraqitjen e jashtme dhe të brëndeshme te dyqanit;
– Marrja pjesë në takimet mujore për shitjet;
– Regjistrimi i rezultateve të shitjeve dhe analizës së ecurisë;
– Monitorimi i konkurrences lokale dhe raportimi tek zyrat qëndrore;
– Koordinimi me departamentin e financës dhe organizimi i shpërndarjes së parave;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohen dege te lidhura me Administrim Biznesi);
Eksperienca: -Të ketë eksperience pune në pozicione të ngjashme minimumi 2 vite;
Aftësi:
– Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
-Të ketë njohuri shumë të mira te programeve të paketës Microsoft Office si dhe te programit FINANCA 5;
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Do te njoftohen për intervistë vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e publikuara
JU MIREPRESIM
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimi
More Information
- Rruga/Zona Vlore
- Tel/Mob 069 20 46 320
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience