Shofer 356 views5 applications

Job Expired

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

Pozicioni:      Shofer

Departamenti: Prokurime dhe Logjistikë

Vendndodhja: Tiranë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Shoferi ka si detyrë kryesore transportin e stafit në kantieret e kompanisë dhe objekte të tjera për realizimin e punës. Ekzekuton porosi të ndryshme në terren për transportin e materialeve të ndërtimit dhe kërkesa të tjera sipas udhëzimeve të Menaxherit të Logjistikës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Suporton kantierin për nevoja të ndryshme të përditshme për transport materialesh, stafi etj.;
  • Asiston në administratë për shoqërim të stafit në kantiere, në institucione sipas kërkesës dhe programit të lëvizjeve;
  • Mirëmban në gjendje të mirë, të pastër mjetin e kompanisë të dhënë në përdorim për ekzekutimin e detyrave të ngarkuara, si dhe raporton për dëmtime të tij;
  • Transporton në kohë dhe sigurt stafin dhe porosi të ndryshme;
  • Kujdeset për funksionimin e sigurt dhe të rregullt të mjetit tranportues;
  • Respekton rregullat e Kodit Rrugor;
  • Shpërndan/tërheq dokumentacionin në bankat përkatëse për Departamentin e Financës, në kompanitë e Grupit si dhe institucione të tjera;
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara.

 

Edukimi: Të zotërojë Diplomë Gjimnazi.

 

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet;
  • Të zotërojë patentë për drejtim të automjetit, Kategoria B;
  • Aftësi efektive komunikuese, verbale dhe me shkrim me drejtuesit, kolegët dhe individët brenda dhe jashtë kompanisë;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Të zoterojë etikë pune dhe integritet;
  • Respektim të orareve të përcaktuara;
  • Njohja e adresave dhe rrugëve të transportit;
  • Njohja e mirë e mjetit transportues;
  • Njohja e rregullave të Kodit Rrugor;
  • Aftësi të mira komunikimi, i motivuar, i organizuar.

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit ne linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000845005/Shofer?source=CareerSite

 

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit:  30/06/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim