Aktualisht po kërkojmë dhe mirëpresim të rinj për t’iu bashkuar ekipit të Worldwine për dyqanin Pasticceria Costa D’Amalfi në Tiranë. Do të jenë përgjegjës për shërbim klienti dhe krijimin e një ambienti te rregullt dhe mikpritës.
Pozicioni: Shitëse
Departamenti: Shitjes
Vendndodhja: Tiranë, Bllok
Detyrat
- Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkesë të tij;
- Realizon objektivat e përcaktuara nga kompania për shitjet e produkteve;
- Kryen proçesin e hapjeve në kohë të produkteve dhe të ekspozimeve të tyre në banak;
- Të jetë e aftë të përdorë kasën;
- Të njohë shumë mirë produktet dhe çmimet përkatëse;
- Të prezantojë produktet në mënyrë prestigjoze;
- Të kujdes për mirëmbajtjen, pastërtinë dhe rregullsinë e banakëve;
- Të kontrollojë produktet para se të ekspozohen në mënyrë që të jenë brenda standardeve të shitjes;
- Të shfaqë etikë të lartë komunikimi me klientët dhe kolegët;
- Kujdeset që dyqani të jetë i rregullt, i pastër dhe të ketë ndriçimin e duhur;
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar shkollën;
- Të punojë në grup dhe të ketë iniciativë;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Fleksibilitet për pune me dy turne;
- Eksperienca në shitje (kafetari apo pasticeri) përbën përparësi;
- Njohuritë në gjuhë të huaja përbëjnë avantazh;
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në: hr@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
More Information
- Rruga/Zona Rruga Abdyl Frasheri, Tirane
- Tel/Mob +697053354
- Experience Level edhe pa eksperience