Shitëse me eksperience në Aelia Duty-Free, Tirana International Airport (✈️ Rinas) Pagë konkurruese në treg + Bonuse mujore + vjetore të larta bazuar në shitje 🛍️ 233 views

  • Pozicioni i punës: Shitëse në Aelia Duty-Free, Tirana International Airport ✈️🛍️
  • Kompania: Lagardère Travel Retail
  • Lokacioni: Aeroporti Ndërkombëtar i Rinas
  • Orari: Full-Time 40h në javë, turne të ndryshme (2 ditë pushim në javë)

Lagardère Travel Retail është një nga liderët botërorë në industrinë e shitjeve me pakicë në aeroporte, stacione treni dhe zona të tjera udhëtimi. Kompania operon në dhjetëra vende të botës dhe menaxhon marka ndërkombëtare në fushën e duty free, modës, ushqimit dhe pijeve, si dhe dyqane të specializuara për udhëtarë.

Me fokus të veçantë në përvojën e klientit, inovacionin dhe cilësinë e shërbimit, Lagardère Travel Retail synon të krijojë eksperienca të veçanta blerjeje për miliona udhëtarë çdo vit, duke kombinuar marka globale me produkte lokale në çdo treg ku operon.

Përshkrimi i Punës:

Aktualisht, jemi në kërkim të një Shitëse/Kasiereje energjike dhe të përkushtuar për dyqanin tonë Duty-Free në aeroport.

Detyrat kryesore:

  • Asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes dhe ofrimi i një eksperience të shkëlqyer shërbimi
  • Menaxhimi i pagesave dhe operimi i kasës
  • Mbajtja e rendit dhe organizimit të produkteve në dyqan
  • Informimi i klientëve për ofertat dhe produktet më të reja
  • Respektimi i procedurave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe kasiere ose pozicione të ngjashme (përbën avantazh)
  • Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
  • Njohuri të gjuhës angleze B2 (gjuha e dytë përbën avantazh)
  • Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme, përfshirë fundjavat dhe festat
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në një ambient dinamik

Çfarë Ofrojmë 

  • 📑 Kontratë me kohë të pa caktuar (sipas kodit të punës)
  • 💰Pagë konkurruese në treg
  • 🕘 Orari: Full-time 40h në javë, turne të ndryshme (2 ditë pushim në javë), 22 ditë leje vjetore të paguara 
  • 🎯 Bonuse mujore të larta bazuar në shitje
  • 🎯 Bonuse vjetore bazuar në performance
  • 🍽️ Pagesë për ushqimin
  • 🚗 Transport i ofruar nga kompania Tiranë-Rinas / Rinas-Tiranë
  • 🏥 Sigurim Shëndetësor falas
  • 📈 Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë
  • 📚 Trajnime te ndyshme të paguara nga Kompania

Nëse ke talent dhe aftësi në fushën e shitjeve, të pëlqen komunikimi me klientët dhe je i orientuar drejt arritjes së objektivave, atëherë kjo është mundësia ideale për ty!

Mos e humb këtë mundësi për të zhvilluar karrierën tënde në një ambient dinamik, profesional dhe ndërkombëtar.

📩 Apliko duke dërguar CV-në në: [email]HR_Albania@lagardere-tr.al[/email]

📱 Ose na kontakto në WhatsApp: +355 69 80 80 033

Bashkohu me ekipin tonë dhe bëhu pjesë e Lagardère Travel Retail – një rrjet global lider në shitjet me pakicë në industrinë e udhëtimit, ku talenti vlerësohet, performanca shpërblehet dhe rritja profesionale është reale. ✈️🛍️

More Information

Only candidates can apply for this job.