Shef Salle në Restorant 140 views

Job Expired

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Fton profesionistë për të aplikuar në pozicionin e:

Shef Salle në Restorant

 

Përshkrim i përgjithshëm

Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

 

  • Koordinon punën midis kamarierëve në sallë për maksimizimin e shërbimit gjatë gjithë ditës;
  • Garanton shërbim të shkëlqyer dhe siguron që klientët të jenë të kënaqur;
  • Bën prezantimin e menusë tek klientët;
  • Japin rekomandime e sygjerime për klientët në zgjedhjen e menusë;
  • Siguron që klientët të marrin porosinë në kohë;
  • Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të gjithë klientët;
  • Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive;
  • Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
  • Përgjëgjës për llogaritjen saktë të faturës dhe të pagesës;
  • Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;

 

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të kenë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në këtë profil;
  • Diplomë në Hoteleri-Turizëm përbën avantazh;
  • Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
  • Ruajtja e standardeve të larta të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
  • CV-të të shoqërohen me foto;

Ofrohet:

  • Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 20 Jobs
  • Location
  • Profili Turizem