SHEF EKZEKUTIV 144 views


Për klientin tonë – një restorant i mirënjohur me eksperiencë shumëvjecare në tregun shqiptar Dimension HR po kërkon të rekrutojë një SHEF EKZEKUTIV

DETYRAT E POZICIONIT

 

  • Organizon dhe drejton punën për:
  • përpilimin e menuve, rifreskimin me artikuj të rinj, implementimin e tyre dhe prezantimin e tyre në restorante.
  • krijimin e produkteve të reja të kuzhinës ndërkombëtare dhe asaj tradicionale Shqiptare, për restorantet, shërbimin delivery, cateringun industrial dhe atë të eventeve.
  • futjen dhe implementimin e teknologjive të reja në procesin e prodhimit, me qëllim rritjen e cilësisë së produkteve të ofruara, rritjen e produktivitetit dhe uljen e kostos se prodhimit.
  • trajnimin periodik të punonjësve aktualë dhe atyre të ardhur rishtazi me qëllim rritjen e vazhdueshme të nivelit profesional të punonjësve dhe plotësimin e vendeve vakante drejtuese me personel të brendshëm. Njëkohësisht shmang largimin e pamotivuar nga puna të punonjësve të kualifikuar. Në këtë kuadër motivon personelin për tu rritur profesionalisht, për të marrë iniciativa dhe për të kontribuar me ide.

 

  • Në bashkëpunim me departamentin e blerjeve, teston produktet ushqimore, deguston, analizon ato sipas raportit cilësi-cmim-firo, jep vlerësimet e tij duke marrë në konsideratë të gjitha elementët si: recetat e reja, kohën e produktit, menu periodike, etj
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore kryen intervista, takime, rekrutime të punonjësve të kuzhinës duke marrë në konsideratë rregullat dhe kriteret e pozicioneve të punës.
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me shefat e sektorëve dhe jep zgjidhje për problematika të parapërgatitjeve në kuzhina, prodhimit, servirjes së pjatave, furnizimeve, pajisjeve të kuzhinave, cilësisë, standartit, etj.
  • Menaxhon dhe kontrollon teknikat e prodhimit, kostot e prodhimit, firot e produkteve dhe trajnon stafin si duhet të ndjekin këto teknika që të jenë sa më efektiv në menaxhimin e tyre.
  • Organizon punën, ndan detyrat dhe përgjegjësitë e grupit të punës dhe ndjek zbatimin e tyre për gjithësecilin nga stafi i tij.
  • Organizon takime periodike me stafin në të cilat diskutohet shkalla e realizimit të detyrave, analizohen shkaqet e mosrealizimeve dhe vendosen masat që duhen marrë për realizimin e tyre në të ardhmen, vendosen objektivat etj.
  • Administron të gjithë procedurën dhe dokumentacionin e departamentit të tij sipas të gjithë formateve dhe protokolleve të vendosura duke respektuar hierarkinë e vendosur.
  • Identifikon nevojat për trajnim për stafin e tij dhe i drejtohet departamentit të burimeve njerëzore për zhvillim të tyre si dhe trajnon vetë stafin sipas nevojave të cdo pozicioni pune.
  • Drejton dhe motivon pjesëtarët e ekipit në sektorin që drejton për të përmbushur qëllimet dhe për të arritur objektivat.

 

  • Ka në monitorim të vazhdueshëm
  • standartin produktit përfundimtar dhe procedurat nëpër të cilat ai kalon (amballazhimin, etiketimin dhe sistemimin e lëndës së parë, proceset e gatimit nëpër të cilat ajo kalon, amballazhimin, etiketimin, transportin dhe sistemimin e gatimeve, përgatitjen e produkteve përfundimtare, kohën dhe standartin e shërbimit të tyre)

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTESITE E KERKUARA

 

  • Të ketë eksperiencë pune si shef kuzhine, më shumë se 5-vjet;
  • Të ketë aftësi organizative dhe administrative;
  • Të ketë aftësi zhvilluese të teknikave të reja të menaxhimit dhe monitorimit, për të identifikuar aspektet që duhen përmirësuar;
  • Të ketë aftësi udhëheqje dhe lidershipi;
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi produktet ushqimore, ingredientët e gatimit si dhe të dijë të analizojë kostot për çdo produkt menuje;
  • Të jetë krijues në prezantimin e menuve të reja, duke ruajtur ekuilibrin midis shijeve të konsumatorit dhe filozofisë së shoqërisë;
  • Të ketë në fokus motivimin dhe promovimin e stafit dhe të aplikojë metoda të reja që mundësojnë rritjen profesionale të stafit;
  • Të njohë shumë mirë kuzhinën mesdhetare, si dhe të ketë njohuri të mjaftueshme mbi kuzhinën ndërkombëtare;
  • Njohja e gjuhës angleze dhe programeve bazë kompjuterike përbën avantazh;
  • Të ketë marrë pjesë në trajnime dhe konferenca në fushën e kulinarisë;

 

 

 

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « SHEF EKZEKUTIV »

Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

 

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime