SENIOR RECRUITMENT SPECIALIST 224 views2 applications

Dimension për një nga klientët e saj, lider në industrinë e turizmit po kërkon të rekrutojë një:

SENIOR RECRUITMENT SPECIALIST

DETYRAT E POZICIONIT
– Koordinon me drejtuesit e departamenteve për të identifikuar nevojat e punësimit dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve në baze të afateve të përcaktuara;
– Harton dhe përditëson databazë të saktë të pozicioneve vakante;
– Identifikon kandidat të kualifikuar dhe potencial përmes kanaleve online, si: LinkedIn dhe rrjeteve të tjera profesionale;
– Harton përshkrimet e punës në bashkëpunim me drejtuesit dhe kryen publikimin e tyre sipas standarteve të kompanisë;
– Përpilon listat e kandidatëve më të përshtatshëm duke vlerësuar CV-të, portofolat dhe referencat e tyre;
– Identifikon teknika të ndryshme për procesin e intervistimit dhe metoda vlerësimi;
– Identifikon, zhvillon dhe promovon element të ndryshëm për të krijuar fushata rekrutimi ose pjesëmarrje në panaire të rëndësishme;
– Identifikon trendet e fundit të industrisë;
– Dërgon ofertat e punësimit dhe informon kandidatët për listën e dokumentacionit;
– Informon dhe koordinon për datat e punësimit të kandidatëve midis drejtuesve dhe specialisteve te BNJ;
– Ndjek të gjithë procesin administrativ të rekrutimit, intervistat, teste apo prezantime të ndryshme duke u bazuar në profilet e kërkuara;
– Dokumenton komentet e intervistave dhe vlerësimet e ndryshme të elementeve të përdorur në procesin e rekrutimit;
– Përgjegjës për identifikimin dhe bashkëpunimin me agjensitë e rekrutimit kombëtare dhe ndërkombëtare.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë e Arsimit të lartë/ Bachelor (Ekonomik/ Ligjor/ Menaxhim i Burimeve Njerëzore);
Eksperienca: 5 vjet përvojë të përgjithshme në fushën e burimeve njerëzore, (3 vite në fushen e rekrutimit);
Aftësi:
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri të mira të MS Word, Excel dhe PowerPoint;
· Aftësi të mira në përdorimin e rrjeteve sociale profesionale (Linkedin, Talent Solutions, si një burim aktiv i kandidateve).
· Përvoja me punësimin ndërkombëtar është një avantazazh;
· Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese;
· Aftësitë vendimarrëse;
· Aftësi të menduarit kreativ dhe analitik;
· Aftësitë të menaxhimit të kohës dhe stresit.

 

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.alme subjekt «Senior Recruitment Specialist»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime