Përshkrimi i Pozicionit:
Europetrol Group, në fushën e hidrokarbureve, kërkon një Senior HR Specialist me përvojë për të ndërtuar dhe zhvilluar departamentin e Burimeve Njerëzore. Kjo është një mundësi unike për një profesionist me vizion strategjik dhe aftësi të larta organizative për të vendosur standardet dhe proceset e HR-së që do të rrisin performancën e kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Organizimi dhe ndjekja e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve;
- Përgatitja e kontratave të punës dhe administrimi i dokumentacionit të punonjësve;
- Zhvillimi i politikave dhe procedurave të burimeve njerëzore;
- Monitorimi i performancës së punonjësve dhe organizimi i trajnimeve;
- Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin e punës në fuqi;
- Mbështetja e menaxhmentit me analiza dhe raporte për HR.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë 3+ vjeçare në pozita HR, me fokus në rekrutimin, zhvillimin dhe menaxhimin e punonjësve;
- Aftësi të larta organizative dhe strategjike;
- Përvojë në krijimin e proceseve dhe strukturave të reja HR;
- Njohuri të forta në legjislacionin e punës;
- Shkathtësi komunikimi dhe menaxhimi i konflikteve;
- Proaktiv, me iniciativë dhe vizion për rritje profesionale.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Dërgoni CV-në tuaj në adresen e email-it:
aurora.cerova@europetrolalbania.com
Ose telefononi ne nr: +355 69 45 64 109
Si të aplikoni:
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe letrën e motivimit në adresën e emailit:
europetrol.albania@yahoo.com
Ose telefononi ne nr+355 69 40 23 000
EUROPETROL GROUP
Mob: +355 69 40 23 000
E-mail: europetrol.albania@yahoo.com
Web: www.europetrolgroup.com
Address: Bul. “Zhan D’ark” Pll. 5, Apt. 1/1, Tirane, AL
More Information
- Experience Level me eksperience
