Sanitare 164 views

Job Expired

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Sanitare
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Sanitarja ka për detyrë pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të zyrave për t’u siguruar që i plotësojnë të gjitha kushtet e higjenës. Ofron një shumëllojshmëri të gjerë shërbimesh pastrimi dhe detyra të tjera të lidhura që kërkohen për të mbajtur ambientet në një gjendje të pastër dhe të rregullt.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
• Monitoron në mënyrë të vazhdueshme furnizimin dhe bën me dije Koordinatoren e zyrës për porosinë e nevojshme;
• Pastron zyrat dhe ruan një ambient të pastër në kuzhinë;
• Heq mbeturinat nga koshat;
• Pastron dhe higjenizon tualetet;

Eksperiencat dhe aftësi të tjera:
• Të ketë eksperiencë pune të ngjashme;
• Të realizojë me përpikmëri detyrat që i ngarkohen;
• Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë korrekte me oraret;
• Organizuese e mirë e ditës së punës;
• Sjellje etike dhe e përgjegjshme;
• E vemendshme ndaj detajeve;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën recruitment@manetci.al
Afati i dorëzimit: 25/10/2022
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim