Sales and Marketing Agent 78 views

Job Expired

KRON Construction është pjesë e “Pajtoni Group”, një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007.
Kompania jonë udhëhiqet nga një staf ekspertesh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore. Projektet tona sfiduese po marrin jetë dita-ditës.
Të lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës, ne po kërkojmë të rekrutojmë staf të ri të na bashkohet ,në profilin Sales and Marketing Agent.

Përshkrimi Punës

Si Sales and Marketing Agent i Kron Contruction ti je përgjegjës për organizimin, mbikëqyrjen dhe përmirësimin e politikave të shitjes, në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania duke krijuar strategjitë afatshkurtra dhe afatgjata nëpërmjet identifikimit të nevojave dhe dëshirave të konsumatoreve.

  • Njeh profilin e kompanisë, projektet e realizuara, dokumentacionin ligjor, afatet e ndërtimit;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Krijon, zhvillon dhe ruan marrëdhëniet pozitive të biznesit dhe klientëve;
  • Informon klientët potencialë për detajet mbi kushtet e shit-blerjes;
  • Mbajtja e kontakteve me ndërtuesit, arkitektetët dhe studiot e projektimit sipas nevojave të klientit;
  • Shoqëron klientët dhe kryen vizita në ambjentet, objekt shit-blerje;
  • Përgjegjës për të gjitha kanalet dhe materialet e komunikimit të kompanisë si web dhe aktivitetet e mediave sociale;
  • Menaxhon rrjetet sociale dhe marketon njesite e lira për shitje;
  • Disenjon përmbajtjen (content) e postimeve të ndryshme në rrjetet kryesore sociale të kompanisë (Facebook, Instagram, Linkedin, Webpage etj);

Kualifikimet që ju i ofroni Kron-it :

o Diplomuar në Menaxhim Biznesi, Marketing;
o Idealisht 2 vite eksperiencë pune;
o Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese në mbylljen e kontratave;
o Dëshirë dhe aftësi për të ndërmarrë iniciativa;
o Aftësi për të punuar në mënyrë individuale dhe në grup;
o Aftësi të mira analitike, komunikimi, prezantimi dhe raportimi;
o I matur, i besueshëm dhe profesional;
o Njohuri të programeve bazë kompjuterike të paketës Microsoft Office;
o Njohës i mirë i gjuhës angleze;

Kron-i të ofron këto përfitime:

o Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
o Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
o Punë me kohë të plotë dhe paga konkuruese ne treg;
o Orar fleksibel;
o Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe professional;
o Mundësi rritjeje profesionale brenda grupit.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre pranë email-it info@kronconstruction.al duke specifikuar në Subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Ndertim