Supermarketi BioJu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio të çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershën në biznes.
Aktualisht kompania po kërkon të punësoje punonjës për pozicionin Punonjës Sigurie.
Kriteret e kërkuara:
- Monitoron mbarëvajtjen e të gjitha sistemeve të sigurisë;
- Monitorojnë hapjen dhe mbylljen e marketit.
- Monitorojnë klientët dhe stafin për shkelje të sigurisë apo për tentativa për vjedhje.
- Ndërhyn në qetësimin e situatave problematike me klientët
- Ndërhyn sipas rregullores në raste të vjedhjeve apo të dëmtimeve të pronës së kompanisë.
- Kontrollojnë dhe ruajnë vendet e parkimit të paguara nga kompania.
- Monitorojnë pamjet filmike për qëllime të sigurisë.
- Është përgjegjës për sigurinë e mallrave dhe monitorimin e lëvizjes së Cash-it;
- Kujdeset për respektimin e procedurave dhe rregullores së brendshme të të gjithë stafit;
- Kontrollon respektimin e procedurave të sigurisë;
- Monitoron respektimin e procedurave në rast zjarri;
- Informon punonjësit mbi cdo cështje të sigurisë në punë;
- Është përgjegjës për respektimin e procedurave në ambjentet e magazinës dhe në dyqan;
- Raportojnë përpara menaxherit për situatat e identifikuara si tek stafi ashtu dhe tek klientët.
Kerkesat:
- Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme.
- Minimum 2 vite eksperiencë pune në pozicion të njëjtë.
- Njohuri bazë të kompjuterit;
- Njohja e një gjuhe të huaj përbën prioritet
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: hr@bioju.al