Punonjës Magazine 123 views

Job Expired

NJOFTIM PUNE
BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi Balfin është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

Fashion Group Albania pjesë e Grupit Balfin është kompania më e madhe e administrimit të franchisee në vend që operon me sukses në treg që nga viti 2005 me 9 marka ndërkombëtare nga Spanja, Italia dhe Portugalia si: Mango, Cortefiel, Geox, Springfield, Okaidi, Parfois, Woman’s Secret, Carpisa dhe Prenatal të cilat janë pjesë e portofolit tonë të markave. Shpërndarë në 16 dyqane në dy qendrat më të mëdha në Tiranë dhe qendër të qytetit si dhe të pranishëm në platformën e tregtisë elektronike www.fga.al

Pozicioni: Punonjës Magazine
Departamenti: Logjistikë
Vendndodhja: TEG dhe QTU

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për ngarkim – shkarkimin e mallit kur mbërrijnë furnizimet;
  • Ndihmon dyqanet për lëvizje të ndryshme të mallit;
  • Përgjegjës për sistemimin e magazinave të kompanisë sa here që kërkohet;
  • Përgjegjës për mirmbajtjen e mjeteve të punës;
  • Ndjek punët fizike dhe operacionale te magazines.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të punojë në grup dhe të ketë komunikim të mirë;
  • Të jetë i fortë fizikisht.

Mënyra e aplikimit:

CV-të duhet të dërgohen deri në datën 31 Maj 2021 në adresën hr@fashiongroup.al
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kadidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
  • Profili Moda/Veshja