Punëtor Magazine 68 views

Job Expired

Supermarketi BioJu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.

Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershën në biznes.

Aktualisht kompania po kërkon të punësojë punonjës për pozicionin Punëtor Magazine.

Përmbledhja e pozicionit: Një punëtor magazine është përgjegjës për stokun fizik në magazinë, mirëmbajtjen, operimin e magazinës si funksion operacional. Gjithashtu pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dërgimin e transfertave, sistemimin dhe mirëmbajtjen e kategorive dhe qarkullimin e mallit në magazinë dhe në supermarket.

Kriteret e kërkuara:

  • Mban pastër dhe të rregullt magazinën duke u përkujdesur në mënyrë ditore;
  • Sistemon në mënyrë të vazhdueshme kategorinë për të cilën është përgjegjës apo që i delegohet nga supervizori i magazinës;
  • Përgatit porosinë e artikujve për departamentet sipas kërkesës;
  • Kujdeset që gjatë lëvizjes së mallit në ambjentet e magazinës, produktet të mos dëmtohen dhe të jenë gati për shitje në gjendje perfekte;
  • Bën pranimin e furnizimit sipas udhëzimeve të supervizorit të magazinës;
  • Bën shkarkimin dhe ngarkimin e produkteve në mjetet e kompanisë.

Kërkesat:

  • Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme
  • Të paktën një vit përvojë në magazinim
  • Të zotërojë leje drejtimi, klasi B.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailithr@bioju.al brenda datës 30.09.2021.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Perlat Rexhepi
  • Profili Supermarket