Projektues termoteknik Junior 136 views

Job Expired

DBA PRO S.p.A. shoqeri e kontrolluar nga DBA Group SPA prej me shume se 30 vjetesh ofron shërbime të projektimit inxhinierik
për infrastruktura të rrjetëzuara ose të vetme, duke organizuar dhe administruar zinxhirët operativë dhe aktivitetet teknike të projekteve komplekse
(menaxhimi i ndërtimit, menaxhimi i sigurisë në kantieret e ndërtimit ) Gjithashtu kryen studime për Arkitekturë dhe Dizajn;
Studimet e fizibilitetit dhe Masterplani; Projektim arkitektonik paraprak, përfundimtar dhe ekzekutiv;
Koordinimi i projekteve të specializuara; Menaxhimi i punëve të përgjithshme dhe të specializuara.

Departamenti
: MEP /Energy
Pozicioni: Projektues termoteknik Junior

Pershkrimi:
Si pjesë e ofrimit të shërbimeve inxhinierike dhe të menaxhimit të projekteve për rizhvillimin energjetik dhe sizmik të godinave të banimit
në lidhje me lehtesimet tatimorë të parashikuar ne Itali nga Superbonus 110%,
kjo figure do të përfshihet në aktivitetet e mëposhtme:

  • Projektimi i sistemeve termoteknike, termike dhe mekanike HVAC në fushën civile, duke identifikuar zgjidhjet e duhura në përputhje me rregulloret / standardet aktuale dhe kerkesat specifike te klientit;
  • Hartimi i APE (Certifikata e Performancës së Energjisë);
  • Hartimi i planimetrive në software CAD 2D dhe 3D;
  • Hartimi i raporteve dhe dokumentacionit teknik;

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë në inxhinieri mekanike;
  • Përvojë të paktën 1 vit në projektimin e sistemeve termoteknike;
  • Njohuri të shkëlqyera të software Autocad e SW dhe modelimit të energjisë së ndërtesave;
  • Njohuri të legjislacionit specifik të sektorit;
  • Aftësia për të modeluar BIM me software Revit është një kërkesë preferenciale.

Shënime
Ju lutemi, dërgoni aplikimin tuaj të plotë dhe CV- në, tek adresa: office@brahimajferizajlaw.albrahimaj.law@gmail.com

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Projektim/Inxhinieri