Projektues elektrik Senior 138 views

Job Expired

DBA PRO S.p.A. shoqeri e kontrolluar nga DBA Group SPA prej me shume se 30 vjetesh ofron shërbime të projektimit inxhinierik
për infrastruktura të rrjetëzuara ose të vetme, duke organizuar dhe administruar zinxhirët operativë dhe aktivitetet teknike të projekteve komplekse
(menaxhimi i ndërtimit, menaxhimi i sigurisë në kantieret e ndërtimit ) Gjithashtu kryen studime për Arkitekturë dhe Dizajn;
Studimet e fizibilitetit dhe Masterplani; Projektim arkitektonik paraprak, përfundimtar dhe ekzekutiv; Koordinimi i projekteve të specializuara;
Menaxhimi i punëve të përgjithshme dhe të specializuara.

Departamenti
: MEP /Energy
Pozicioni: Projektues elektrik Senior

Pershkrimi:
Kandidati do të përfshihet në aktivitetet e mëposhtme:

  • Të zhvillojë projektimin e sistemeve elektrike të tensionit të mesëm dhe të ulët, si në rrymë alternative ashtu edhe në rrymë të vazhdueshme,
    si dhe të paneleve të nevojshme të shpërndarjes elektrike dhe të kontrollit, në përputhje me legjislacionin aktual dhe standardet teknike;
  • Llogaritja e vijave dhe vizatimi i diagrameve njëdrejtëzësh dhe shumëdrejtëzësh;
  • Kryerja e simulimeve të ndriçimit të zonave të brendshme dhe të jashtme;
  • Analiza e rrezikut nga rrufetë e strukturave dhe ndërtesave, gjithmonë në përputhje me rregulloret specifike;
  • Hartimi i planeve në software CAD 2D dhe 3D dhe modelimi BIM i impianteve;
  • Hartimi i raporteve dhe specifikimeve teknike përshkruese dhe preventivave

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë në inxhinieri elektrike ose elektoteknike;
  • Përvojë të paktën 4 vjet në projektimin e sistemeve elektrike civile dhe/ose industriale;
  • Njohuri të mira të software të vizatimit Autocad;
  • Njohuri të mira të programeve të simulimit të ndriçimit Dialux dhe Dialux Evo dhe integrimit me Revit;
  • Njohuri të softuerit të projektimit elektrik Smart dhe Amper të Electrographics;
  • Njohuri mbi buxhetimin dhe programet skematike të zhvilluara nga shoqerite ABB dhe Schneider;
  • Njohuri të metodës së projektimit BIM dhe software Revit MEP;
    Kërkesat preferenciale:
  • Aftësia për të redaktuar familjet Revit dhe menaxhimin e ndërlidhur dhe integrimin parametrik (si gjeometrik ashtu edhe informativ);
  • Njohuri për procedurat e koordinimit të modeleve BIM (Navisworks);
  • Njohuri të procedurave të Menaxhimit të BIM (rregulloret e BIM, proceset dhe rrjedhat e menaxhimit të porosive të punës BIM);
  • Certifikimi i BIM Koordinator ose Specialist MEP

Shënime
Ju lutemi, dërgoni aplikimin tuaj të plotë dhe CV- në, tek adresa: office@brahimajferizajlaw.albrahimaj.law@gmail.com

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Projektim/Inxhinieri