Programues Software Java Backend, full stack (Netto 1.500 € – 3.000 € ne varesi te nivelit) 176 views7 applications

KeliCorporation shpk kerkon te punesoj programues software senior (back-end, full stack) për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Jemi në kërkim, preferueshem (jo kusht i domosdoshem) të diplomuar në shkencat informatike
dhe/ose të diplomuar në Inxhinieri Informacioni, Shkenca Kompjuterike dhe Statistike,
te motivuar, me dëshirë për të mësuar dhe aftësi për të pranuar sfida të reja.
Kandidati ynë ideal duhet te kete aftësi të mira analitike, të zgjidhjes së problemeve dhe te kete një orientim të fortë ndaj rezultateve.
Ai gjithashtu duhet te kete aftësinë për të punuar si në ekip ashtu edhe në mënyrë të pavarur.

Përshkrimi i rolit të ofruar:
. Programues i softuerit Java në mjedisin e ndërmarrjes
. Analiza te kodeve burimore të aplikacioneve ekzistuese për të ndërhyrë me korrigjimet/zhvidhime te kërkuar
. Analiza e softuerit/kërkesave dhe hartimi i dokumenteve përkatëse

Aftësitë e kërkuara:
· Njohuri bazë për mjediset Unix/Linux dhe protokollet e rrjetit
· Eksperience shume te mire programimi në gjuhën JAVA
· Njohuri shume te mira të bazave kryesore të të dhënave relacionale dhe gjuhës SQL
· Eksperience ne programimin e softuerit edhe përmes projekteve universitare ose vetëpunësimit;

Kushte shume te mira pune, ambjent konforme i te gjitha standarteve.
Akpikohet kodi i punes se Republikes se Shqiperise 100%, (festat, pushimet, etj etj ) punohet nga e Hena-Premte, e Shtune e Diel pushim.

Paga shume e kenaqshme nga me te lartat ne treg, te hapur per diskutime sipas aftesive.

Kontakt: info@kelicorporation.al Nr cel: +355694000608
Adresa: Tirane, Rruga Muhedin Llagani, Kompleksi Square 21, Shkalla1, Kati i 6

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Tirane, Rr. Muhedin Llagani, Kompleksi Square 21
  • Tel/Mob +355694000608