Programues Junior 81 views

Pozicioni i punës: Programues Junior

Soft & Solution 
është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me experiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit, e cila zhvillon aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillim programesh të dedikuar,
  • integrim dhe implementim sistemesh,
  • mirëmbajtje sistemesh,
  • trajnime.

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar te teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.
Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Përshkrim i vendit të punës

Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, programuesi junior do të integrohet në një prej ekipeve të zhvillimit. Programuesi junior do të angazhohet në projekte që zhvillohen sipas metodologjisë Scrum, duke patur kështu mundësinë të punojë në ekip dhe të ruajë autonominë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Do të punojë si pjesë përbërëse e ekipit Scrum, duke qenë prezent në daily scrum, duke marrë feedback ditor për tasket e caktuara brenda sprintit.
  • Do të zhvillojë algoritme eficente për të zgjidhur kërkesat e product backlog.
  • Do të kryejë unit testing të aplikacionit .

Profili i kërkuar

  • Ndershmëri dhe integritet
  • Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale.
  • Njohuri baze në programimin e orientuar nga objektet.
  • Njohuri baze në database relacionale (ORACLE,MySQL,SQL).
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
  • Aftësi të mira organizative dhe punë në grup.
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Avantazhet

  • Kushte komode pune.
  • Mundësi zhvillimi nëpërmjet trajnimeve të personalizuara.
  • Njohja me trendet dhe praktikat më të mira në inxhinierinë e software.
  • Mundësi certifikimi nga liderët ndërkombëtare të teknologjisë së informacionit.
  • Eksperiencë pune në disa platforma zhvillimi.
  • Shprehja e opinioneve dhe liria për të ‘vrapuar’ për të arritur qëllimet tona agresive.

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

– CV me foto
– Letër motivimi
– Diplomë dhe listë notash

*Dokumentat duhet të jenë në gjuhën shqip

Aplikimet të cilat kanë mungesë të ndonjërit prej dokumentave të mësipërm do të skualifikohen automatikisht.

Mirëpresim aplikimet tuaja në:https://softsolution.al/kompania-sof…ramues-junior/
Më tepër informacion mbi kompaninë tone mund të merrni në faqen zyrtare:
http://softsolution.al/category/rekrutime/

More Information

Please login with Candidate account to view more fields.
Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Informatike/IT/Software