Pozicion Vakant – TEKNIK ELEKTRIK / ELEKTRICIST 417 views2 applications

Job Expired

Profili i Kompanisë:

EuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve dhe zbatimin e projekteve të teknologjisë më të avancuar elektrike në Shqipëri dhe rajon. I pranishëm me novacione për sistemet “Smart Solution” dhe “Renewable-Energy”, në ofrimin e shërbimeve të projektimit dhe promovimit të sistemeve të avancuara për godina residenciale, tregtare, industriale, telekomunikacion dhe shitjen me shumicë të materialeve elektrike.

Në kuadër të zgjerimit të stafit EuroElektra kërkon ‘’Teknik Elektrik/Elektricist ’’.

 Pozicioni: Teknik Elektrik/Elektricist

Departamenti: Teknik

Përmbledhja e pozicionit:

Elektricisti/Teknik Elektrik duhet të jetë njohës i mirë i vizatimeve dhe skemave elektronike/elektrike, të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm në interpretim të manualeve instalues të pajisjeve që përdor, të njohë karakteristikat teknike të materialeve që përdoren në instalime.

Kërkesat që duhet të përmbushë kandidati:

– Të ketë përfunduar  arsimin e mesëm profesional elektrik
– Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se tre vjet.
– Të ketë përvojë pune në instalime rrjeti dhe impiantesh elektrike.

Detyrat dhe përgjegjësitë

– Të jetë i aftë të bëjë instalimin e impianteve civile dhe industriale elektrike.

– Të zotërojë aftësi në  njohjen dhe  zbatimin e dokumentacionit elektrik dhe skemave elektrike.
– Të njohë panelet elektrik dhe  komponentet perberes te paneleve.

– Të njohë dhe të lexojë skemat elektrike të paisjeve (UPS, Inverter, pajisjeve të detektimit dhe zjarrit, sistemeve të kondicionimit, gjeneratorëve )

 

Aftësi të tjera:  

– Te jetë i komunikueshëm, bashkëpunues, i aftë të zgjidhë situata të  ndryshme në punë.

– Të ketë aftësi organizative, monitoruese dhe komunikuese.

– Të jetë i disponueshëm dhe fleksibël jashtë orarit zyrtar të punës.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë  CV e tyre me subjekt të përcaktuar në adresën e emailit: info@euroelektra.al

EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tirane

Tel: +355 42 476 501
email: info@euroelektra.al
Web:http://euroelektra.al
FBhttps://www.facebook.com/EuroElektraAl/

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga Prush 1041, Vaqarr, Tirane (ALB)
  • Tel/Mob +355 68 20 86 560