Pozicion Vakant – Inxhinier Elektrik 239 views1 application

Job Expired

Profili i kompanisë:

EuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve dhe zbatimin e projekteve të teknologjisë më të avancuar elektrike në Shqipëri dhe rajon. I pranishëm me novacione për sistemet “Smart Solution” dhe “Renewable-Energy”, në ofrimin e shërbimeve te projektimit dhe promovimit të sistemeve të avancuara për godina residenciale, tregtare, industriale, telekomunikacion dhe shitjen me shumicë të materialeve elektrike. Në kuadër të zgjerimit të stafit EuroElektra kërkon ‘’Inxhinier elektrik’’.

Pozicioni: Inxhinier Elektrik

Departmenti: Teknik

Vendodhja:  Selia Qendrore, Rruga Prush, Nr. 1041, Vaqarr, Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për zhvillimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/instalimeve elektrike në te gjitha objektet që kompania zhvillon. Orienton grupet e punes në objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të rregullores së sigurimit teknik. Planifikon, organizon dhe kontrollon punimet për të qendruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar brenda afateve të paracaktuara pa cenuar cilesinë e punimeve.

Kërkesat që duhet të përmbushë kandidati:

– Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike. Preferohet profilizimi ne drejtimin energjitik.

– Nivel eksperience pune jo me pak se 3 (tre) vite në pozicione të ngjashme.

– Njohuri te mira te programeve: Autocad, llogaritje Teknike Elektrike / DIALUX, etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Koordinon përgatitjen e dokumentacionit të duhur tekniko–ligjor për institucionet respektive.
  • Koordinon punen midis grupeve të ndryshme në objektet ku do kryhen punimet elektrike.
  • Harton planet e zhvillimit te projekteve dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre.
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar.
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punimet e specialistëve elektrikë duke u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas standarteve dhe parametrave të përcaktuara në projekt.
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit.
  • Shqyrton dhe harton kostot e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total.
  • Udhëheq hartimin dhe rakordimin e situacioneve mujore me investitoret.
  • Harton dhe mbikqyr planin për mirëmbajtjen periodike të sistemeve elektrike ne përputhje me standartin teknologjik.

  Aftësi të tjera:

-Të njohë dhe interpretojë skemat elektrike të fuqisë dhe komandimit.

-Të njohë dhe të interpretojë skemat e qarqeve elektronike të fuqisë dhe kontrollit.

-Të njohë llogaritjet teknike-elektrike të impianteve elektrike :  Furnizim,shpërndarje,komandim

të energjisë elektrike dhe sinjaleve TM/TU.

– Aftësi të mira në projektimin dhe koordinimin e punimeve elektrike.

-Njohuri në përpilimin e preventivave dhe kontratave për sipërmarje në instalimet elektrike.

-Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.

-Të zotërojë etikë dhe integritet profesional.

-Aftësi për të punuar në grup dhe iniciativë.

-Të jetë i pajisur me patentë të vlefshme drejtimi.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre me subjekt të përcaktuar

në adresën e emailit: info@euroelektra.al.

More Information

Please login with Candidate account to view more fields.
  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga Prush 1041, Vaqarr, Tirane (ALB)
  • Tel/Mob +355 68 20 86 560