Pozicion Vakant| Financier/e Kantieri | Mane TCI 151 views1 application

Job Expired

Pozicion Vakant
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulta duke punësuar më shumë se 5000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Financier/e Kantieri
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë/Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Financieri i Kantierit ndjek nga pikëpamja financiare dhe monitoron projektin Green Coast dhe raportimet që lidhen me këtë projekt. Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Krijon dhe ndjek raportin e shpenzimeve suplementare të projektit. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe monitoron projektin Green Coast dhe raportimet që lidhen me këtë projekt;
  • Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike për projektin ;
  • Krijon, koordinon dhe monitoron raportet që gjeneron departamenti i financës në përputhje me kërkesat e menaxhimit të shoqërisë;
  • Krijon dhe ndjek raportin shpenzime suplementare të projektit;
  • Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje;
  • Ndjek procesin e inventarit të Aseteve si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik për asetet e shoqërisë;
  • Ndjek procesin e inventarit Fizik të materialeve të para si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik të artikujve të magazinës;
  • Ndjekja e procesit te stokut te magazinës me magazinierin dhe departamentin e kostove;
  • Asiston departamentin gjate proceseve audituese me auditorët;
  • Çdo detyrë tjetër që i caktohet;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitar në programet e studimit Financë/Kontabilitet.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë minimumi 3-5 vjet eksperiencë në profesion;
  • Të ketë njohuri të mira të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IFRS);
  • Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim;
  • Të ketë iniciativë, të jetë komunikues, të punojë mirë në grup dhe nën stres;
  • Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;
  • Të zotërojë programin Navision si dhe të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi është favorizuese;

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/…rce=CareerSite
Afati i dorëzimit: 03/03/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 20 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim